Euro U-21, talentet shqiptarë të kombëtareve të tjera

Emiliano Kociu
Ndërsa Shqipëria "e vogël" (e pezulluar nga FIFA dhe UEFA) nuk do të luajë ndeshjen e saj me Greqinë U-21, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21, e programuar për datën 26 mars në Vlorë, të tjerë futbollistë shqiptarë do të luajnë në Europë me fanellat e vendeve që ata kanë zgjedhur. "Albania" sjellë një panoramë të shpejtë.
SULIMANI
Në formacionin e Shpresave austriake të drejtuat nga trajneri Manfred Zsak ndodhet shqiptari nga Maqedonia, Emin Sulimani. Mesfushori i Austria Magna është një nga njerëzit që ndihmoi maksimalisht shkodranin Hamdi Salihi të integrohej në mënyrë përfekte me mentalitetin e futbollit austriak, kur të dy lojtarët ishin shok skuadre te SV Ried. Sulimani, 2 gola me Austrinë e Vienës gjatë këtij sezoni, do të luajë nga minuta e parë kundër Sllovakisë U-21, ku austriakëve i mjafton vetëm një barazim pa gola për t'u kualifikuar për në fazën finale të Kampionatit Europian 2009 të U-21.
XHEMAILI
Blerim Xhemaili do të luajë me Zvicrën U-21 të mërkurën kundër Maqedonisë në Kumanovë ndeshjen e tij të pestë në kualifikuese të Kampionaitt Europian. Sfida është shumë tërheqëse për lojtarin e Bolton Uonders në Angli pasi do të luajë kundër shtetit ku ka lindur dhe jetojnë të afërmit e tij. Ekipi i Pier-Andre Shyrman pas një fillimi të keq i duhet fitore me Maqedoninë (luajnë pesë shqiptarë për fqinjët tanë) për të zënë vendin e dytë pas Holandës dhe për shpresuar për një vend në finalet e Norvegjisë, ku do të marrin pjesë vetëm katër ekipet më të mira nga dhjetë vendet e dyta.
METAJ
Katër orë pas Xhemailit, një tjetër yll i ri i futbollit kosovar, Shkodran Metaj do të zbresë në fushë në takimin e Shpresave Holandë-Estoni (ora 18:00). Lojtari i FC Groenigen shënoi edhe një gol në miqësoren e Solandë-Danimarkë për U-21 dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme, ku Ajaksi i njohur për gjuetinë e talenteve me të ardhme të sigurt nuk do të nguronte të investonte finaciarisht për një lojtar që në një të ardhme të afërt do të prodhonte miliona euro.