Korçë, kapet me mall kontrabandë, nis procedimi penal

Policia në qytetin e Korçës, ka nisur procedimin penal në gjëndje të lire ndaj shtetasit Andon Prifti, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 10 në Korçë, pasi gjatë kontrollit te ushtruar ne dyqanin e tij, i`u gjetën 250 litra lëndë e parë për parfum dhe 780 çanta për gra, të cilat dyshohen se janë mall kontrabandë.
Vepra penale që rendon ndaj tij është "Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë". Ndërkaq, materialet e sekuestruara i janë kaluar Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Korçë, per veprime të metejshme hetimore.