GDP për frymë, Shqipëria e 95-ta në 183 vende
Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2010 Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë për frymë arrin në 7453 USD. Në renditjen Rajonale Shqipëria lë pas vetëm Kosovën
Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në fund të vitit 2010 arriti në 7453 dollarë, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë renditje Shqipëria ka zënë vendin e 95-t në 183 vende që përfshin Fondi, me një ngjitje të lehtë në krahasim me vitin e kaluar. Shifra është më shumë se dyfishi i asaj që ka raportuar qeveria shqiptare për vitin 2010, ku Prodhimi i Brendshëm për frymë është rrethe 3070 dollarë për frymë. Ndërsa në renditjen Rajonale Shqipëria është vendi i fundit, duke lënë pas vetëm Kosovën. Madje edhe Maqedonia dhe Mali i Zi e kanë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë më të lartë se shqiptarët. Banka e Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar bëjnë çdo vit një renditje botërore të PBB për frymë. Vitin që shkoi PBB botërore për frymë arriti një mesatare prej më shumë se 10 mijë dollarësh. Ndërsa vendin e parë në botë për PBB për frymë e zë Katari 88.5 mijë dollarë për frymë, i ndjekur nga Luksemburgu me 81 mijë dollarë për frymë. Vendin e fundit e zë Kongo me 328 dollarë për frymë. Por sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, Kina do të jetë në krye të 10 vendeve me ekonominë më të fuqishme të botës deri në vitin 2050. Vlerësimi i bërë nga korporata financiare ‘Goldman Such’ vlerëson 10 ekonomitë më të fuqishme të botës për 4 dekadat e ardhme, duke marrë në konsideratë prodhimin e Brendshëm Bruto në rang shteti dhe jo të atij për frymë. Kështu, në krye të vlerësimit renditet Kina, më pas Bashkimi Europian dhe në vend të tretë SHBA. Më pas në vend të katërt renditet India, Japonia, Brazili, Rusia, Britani e Madhe, Gjermania, Franca në vend të 9-të dhe Italia në vend të 10-të. Kështu Kina do të kryesojë ekonominë botërore, vend i cili kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht. Gjithashtu, në këtë renditje India do të lërë pas Japoninë. Ndërsa Europa vijon të mbajë mirë pozicionin ekonomik në rang global edhe në të ardhmen. Bashkimi Europian në tërësi dhe shtetet e fuqishme si Britani e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia përfshihen në dhjetëshen më të fuqishme në aspektin ekonomik edhe deri në vitin 2050. Ndërsa sipas vlerësimit që ka bërë Banka Botërore, vitin që shkoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës zunë vendin e parë me një diferencë të madhe prej 14 biliardë dollarësh, të ndjekur nga Japonia me 5 biliardë, dhe Kina në vend të tretë me 4.9 biliardë për Prodhimin e Brendshëm Bruto, të shënuar në fund të 2009-s.
PBB për frymë në 183 vende
1 Katari 88,559
2 Luksemburgu 81,383
3 Singapori 56,522
4 Norvegjia 52,013
5 Brunei 48,892
6 Emiratet Arabe 48,821
7 SHBA 47,284
— Hong Kongu 45,736
8 Zvicra 41,663
9 Holanda 40,765
10 Australia 39,699
11 Austria 39,634
12 Kanadaja 39,057
13 Irlanda 38,550
14 Suedia 38,031
15 Kuvajti 37,849
16 Islanda 36,621
17 Danimarka 36,450
18 Belgjika 36,100
19 Gjermania 36,033
20 Rep. e Kinës (Tajvan) 35,227
21 Britania e Madhe 34,920
22 Finlanda 34,585
23 Franca 34,077
24 Japonia 33,805
25 Koreja, e Jugut 29,836
26 Spanja 29,742
27 Izraeli 29,531
28 Italia 29,392
29 Greqia 28,434
30 Qipro 28,256
31 Sllovenia 28,030
32 Zelanda e Re 26,966
33 Bahraini 26,852
34 Bahamas 25,895
35 Omani 25,439
36 Cez. Rep. 24,869
37 Malta 24,792
38 Arabia Saudite 23,826
39 Seishelles 23,428
40 Portugalia 23,223
41 Barbadosi 22,512
42 Sllovakia 22,129
43 Trinidad dhe Tobago[4] 21,239
44 Polonia 18,936
45 Hungaria 18,738
46 Estonia 18,519
47 Guineja Ekuator 18,143
48 Kroacia 17,684
49 Lituania 17,185
50 Antigua dhe Barbuda 16,573
51 Argjentina 15,854
52 Rusia 15,837
53 Botsuana 15,489
54 Lebanoni 15,193
55 Gaboni 15,021
56 Kili 15,002
57 Malajzia 14,670
58 Latvia 14,460
59 Meksiko 14,430
60 Uruguai 14,296
61 Mauritiusi 14,097
62 Bjellorusia 13,909
63 Libia 13,805
64 Turqia 13,464
65 Bullgaria 12,851
66 Kazakistani 12,603
67 Panamaja 12,578
68 Saint Kits dhe Nevis 12,415
69 Rumania 11,860
70 Venezuela 11,829
71 Brazili 11,239
72 Kosta Rika 11,216
73 Irani 10,865
74 Serbia 10,830
75 Mali i Zi 10,742
76 Granada 10,657
77 Afrika e Jugut 10,498
78 Dominika 10,416
79 Sainta Luçia 10,350
80 Azerbajxhani 10,033
81 Saint Vincent dhe Grenadine 9,970
82 Maqedonia 9,728
83 Kolumbia 9,566
84 Tunizia 9,483
85 Peruja 9,330
86 Tailanda 9,187
87 Suriname 8,924
88 Rep. Dominikane 8,836
89 Xhamajka 8,727
90 Maldive 8,541
91 Belize 7,895
92 Bosnja 7,782
93 Ekuadori 7,776
94 Kina 7,519
95 Shqipëria 7,453
96 Salvadori 7,430
97 Tonga 7,275
98 Guajana 6,964
99 Namibia 6,953
100 Algjeria 6,950
101 Turkmenistani 6,785
102 Ukraina 6,712
103 Kosova 6,594
104 Egjipti 6,354
105 Kiribati 6,209
106 Jordania 5,644
107 Angola 5,632
108 Samoa 5,495
109 Butani 5,430
110 Suazilanda 5,227
111 Sri Lanka 5,220
112 Siria 5,208
113 Paraguai 5,202
114 Gjeorgjia 5,114
115 Armenia 5,110
116 Guatemala 4,885
117 Maroku 4,754
118 Vanuatu 4,751
119 Bolivia 4,592
120 Congo, Rep. 4,427
121 Hondurasi 4,417
122 Indonezia 4,394
123 Fixhi 4,347
124 Mongolia 4,006
125 Filipinet 3,737
126 Kape Verde 3,647
127 Tuvalu 3,600
128 Iraku 3,538
129 India 3,339
130 Vietnami 3,134
131 Moldavia 3,083
132 Ishujt Solomon 3,063
133 Nikaragua 3,045
134 Uzbekistani 3,039
135 Timor-Leste 2,861
136 Pakistani 2,791
137 Gana 2,615
138 Jemen 2,598
139 Dxhibuti 2,555
140 Sudan + Sudan i Jugut 2,492
141 Laosi 2,436
142 Nigeria 2,422
143 Papua Guinea e Re 2,300
144 Kirgizistani 2,248
145 Kameruni 2,170
146 Kamboxhia 2,112
147 Mauritania 2,093
148 Gambia 2,018
149 Taxhikistani 1,935
150 Sao Tome dhe Principe 1,881
151 Senegali 1,819
152 Qadi 1,698
153 Bregu i Fildishtë 1,681
154 Kenia 1,662
155 Bangladeshi 1,572
156 Zambia 1,512
157 Benine 1,451
158 Tanzania 1,413
159 Burkina Faso 1,360
160 Lesotho 1,299
161 Nepali 1,271
162 Mali 1,252
163 Burma 1,250
164 Uganda 1,241
165 Ruanda 1,217
166 Komorosi 1,202
167 Haiti 1,165
168 Guineja-Bisau 1,084
169 Guineja 1,046
170 Etiopia 1,016
171 Mozambiku 1,010
172 Madagaskari 911
173 Afganistani 907
174 Togo 858
175 Malawi 827
176 Sierra Leone 807
177 Nigeria 755
178 Afrika Qendrore 745
179 Eritrea 681
180 Zimbabve 434
181 Burundi 411
182 Liberia 392
183 Kongo 328
— World 10,886
Burimi FMN