E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i dobët në Prizren

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:06

Një dridhje e tokës është ndier të premten mbrëma, rreth orës 23:41, në komunën e Prizrenit.

Drejtori i Shpëtimit dhe Emergjencave në Prizren, Serxhan Karamuco e ka konfirmuar këtë, por ka thënë se gjatë paradites së shtunës nuk është lajmëruar asnjë dëm në këtë komunë.

Dridhjet e tokës janë ndier kryesisht në katet e larta të ndërtesave. Këtë e kanë pohuar edhe kujdestarët në thirrjet emergjente të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Autoritetet lokale në Prizren nuk kanë njohuri për epiqendrën dhe fuqinë e këtij tërmeti, gjë që mbetet të konfirmohet nga sizmologjia e vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›