E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat, çmim të ri për subjektet e licencuara

 

Fabiola Çela

Në janar faturat e energjisë elektrike do të jenë sipas tarifave të reja. Brenda këtij muaji OSSH-ja do të dorëzojë pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për tarifat e reja të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm.  Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit do aplikohet çmim i ri energjie për të gjitha subjektet e licensuara, si për kompanitë e shpërndarjes dhe të transmetimit të energjisë. Por kjo sipas ERE-s nuk do të ketë ndikim tek konsumatorët.
Çmimi
Sipas burimeve nga ERE këtë vit ndryshe nga vitet e tjera procedurat për rritjen e çmimit të energjisë janë më të komplikuara. Kjo pasi këtë vit do të përcaktohet çmimi i keq-gjenerimit, përcaktohet çmimi i furnizuesit publik me shumicë, i cili ia shet furnizuesit publik me pakicë që është OSSH-ja. Nga ana tjetër përcaktohen tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes dhe në fund përcaktohet dhe çmimi fundor i konsumatorëve. Në fakt rritja e çmimit të energjisë është kërkuar shpeshherë edhe nga ndërkombëtarët. Por për këtë vit Qeveria vendosi që të mos ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike. Tarifat ekzistuese të energjisë hynë në fuqi në mars të vitit 2008. Sipas vendimit të marrë atë vit nga ERE, për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh, çmimi i energjisë nuk pësoi rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh vazhdoi të jetë 7 lekë/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë çmimi është 12 lekë/kwh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›