E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet qendra e re tregtare "Vesa center"

Një qendër e re tregtare hapet në Tiranë. "Vesa Center" është inaguruar përmes një ceremonie, ndërkohë Artur Çani, tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të konsumatorëve.
Gjithashtu në inagurimin e kësaj qendre kanë qenë të pranishëm edhe personazhe të politikës shqiptare. Kështu për çdo njeri kurjoz dhe që dëshiron të mos lodhet duke shkuar në shumë dyqane në vende të ndryshme, "Vesa Center" i afron gjithçka në një godinë të vetme. Të gjithë klientët veç blerjeve që do të bëjnë në këtë qendër do të kenë mundësi që edhe të pushojnë duke pirë një kafe në baret e kësaj qendere. E ndodhur në afërsi të librit universitar në Tiranën e re në një ndërtesë të xhamtë "Vesa Center" tashmë u ofron blerësve gjithçka që dëshirojnë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›