E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni nuk eshte faji i qeverise por i shqiptareve

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Aleksander Arvizu thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se perfaqesuesit e zgjedhur dhe qeverite nuk ndryshohen me protesta ne rruge por permes procesit elektoral. Duke shprehur mbeshtetjen e forte te Shteteve te Bashkuara per Prokuroren e Pergjithshme te Shqiperise zoti Arvizu thote se sistemi politik i Shqiperise duhet te funksionoje ne perputhje me statusin e saj si nje vend i Natos ku nje tregues kryesor eshte roli i institucioneve te pavarura.
Zeri i Amerikes Ju keni ardhur ditet e fundit nga Shqiperia ku jeni perfshire intensivisht ne procesin per te qetesuar gjendjen. Cili eshte vleresimi juaj per Shqiperine
Ambasador Arvizu Ka rreth nje jave qe jam ketu ne Ushington. U ndjeva i lehtesuar kur degjova se demonstratat sot ne Tirane Korce Vlore e Lezhe perfunduan ne paqe. Ky eshte nje zhvillim pozitiv. Do te uroja te kishim mundesi te thonim te njejten gje edhe per ate qe ndodhi me 21 janar. Pa dyshim qe situata mund te ishte me e mire. Dua te ndalem ne dy ceshtje si fillim. Dhe faleminderit qe me jepni kete mundesi. Se pari kam degjuar jo pa shqetesim argumentet e disave se Shqiperia nuk eshte gati per demokraci ose se institucionet demokratike nuk ekzistojne. Nuk jam aspak dakord me kete. Fakti eshte se ka institucione demokratike. Atyre u duhet dhene hapesire qe te punojne. Ne kemi qene shume te angazhuar e perfshire ne kete drejtim ne menyre qe te krijojme nje hapesire me te madhe politike. Shikoni shtypin ne Shqiperi qe mund te sherbeje si nje mates i mire i faktit qe demokracia po funksionon. Tri prej kater gazetave ditore me qarkullimin me te madh Gazeta Shqiptare Shekulli dhe Shqip jane pro opozites ose anojne nga opozita. Ne televizion stacioni me i madh privat me popullori Top Channel anon nga opozita. Nuk po them se kjo garanton qe demokracia po funksion me te gjithe cilindrat por per mua ky eshte nje tregues qe fara eshte atje qe elementet jane atje. Dua te theksoj qe Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar eshte nje demokraci funksionuese qe po gjen rrugen e saj dhe qe ka nevoje per kohe. eshtja e dyte qe dua te shtroj ka te beje me rolin e Shteteve te Bashkuara. fare roli kane Shtetet e Bashkuara ne Shqiperi Kam degjuar qe thone se Shtetet e Bashkuara duhet te zgjedhin mes stabilitetit dhe demokracise. Dua te ndalem shkurtimisht tek kjo se e di qe nuk kemi shume kohe. Kur mendoj ato qe po bejme ne ne Shqiperi vetem per kete vit fiskal ne do te shpenzojme 20 milione dollare per programe te ndryshme qe synojne te nxisin respektin per institucionet shtetin ligjor luften kunder korrupsionit trajnimin e prokuroreve dhe gjykatesve. Ne po ndihmojme ne permiresimin e qeverisjes ne administratat lokale po ndihmojme per biznesin e vogel po shpenzojme miliona dollare per shkaterrimin e municioneve te vjetra qe aksidente si Gerdeci mos te ndodhin me. Ne Shqiperi kemi rreth 70 vullnetare te korpusit te paqes te shperndare ne gjithe vendin. Shumica jane te rinj idealiste amerikane ndonese nje eshte nje grua 70 vjecare qe punon ne Shkoder. Po ashtu kemi mijera amerikane qe vijne ne Shqiperi dhe mijera shqiptare qe vijne ne Amerike per te jetuar. Ne sot po mbeshtesim per shembull Prokuroren e Pergjithshme dhe perpjekjet e saj per te hetuar ne menyre te pavarur rrethanat per incidentet e 21 janarit. Qe ky hetim te jete i besueshem shtrirja e tij duhet te jete e gjithanshme dhe sic e dini ne e kemi shprehur qarte mbeshtetjen tone per te. Kur e shoh gjithe kete game aktivitetesh u them te tjereve me thoni a nuk jane Shtetet e Bashkuara ne anen e demokracise ne Shqiperi
Zeri i Amerikes Le te qendrojme ketu ne rolin e Shteteve te Bashkuara. Ka zera per shkak te angazhimit tuaj ka nje perceptim qe ju mbeshtesni qeverine demokratike te kryeminsitrit Sali Berisha. Cili eshte reagimi juaj
Ambasador Arvizu Kur fola me Prokuroren e Pergjithshme dhe shkembyem mendimet per situaten dhe ajo me propozoi te bashkepunonim dhe sic e dini ne kemi sot jo vetem FBI-ne qe po ndihmon ne anen kriminalistike por po ndihmojme edhe me prokurore per hetimet. Per mua kjo tregon se ne nuk mbajme ane. Ne nuk mbajme as anen e qeverise dhe as te opozites. Po perpiqemi te bejme ate qe eshte me e mira per Shqiperine. Po japim ndihmese per institucionet e pavarura sic eshte zyra e Prokurores se Pergjithshme. Ne po shpenzojme fonde te qeverise amerikane per te ndihmuar me hetimet pasi per mua hetimet jane jetike per te sqaruar shume ceshtje dhe shqetesime. Ne nuk po mbajme ane.
Zeri i Amerikes Ju thate qe Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar por ajo mund te konsiderohet se eshte ne mes te nje krize politike. Ngjarjet e fundit kane nxjerre ne pah perplasjen e institucioneve. Zyra e Kryeministrit ka kritikuar zyren e Presidentit te Prokurores se Pergjithshme te sherbimeve te zbulimit. A jeni i shqetesuar nga kjo mungese komunikimi nga kjo mungese bashkepunimi mes institucioneve te pavarura
Ambasador Arvizu Po jam shume i shqetesuar pasi ne cdo demokraci qe ajo te funksionoje dhe te jete e efektshme duhet te ekzistoje sistemi i kontrollit dhe balances. Ky eshte thelbi i sistemit ne Amerike dhe i shume demokracive ne Evrope i Bashkimit Evropian pjese e se ciles deshiron te behet Shqiperia. Shqiperia eshte vend i Natos dhe sistemi politik ne Shqiperi duhet te funksionoje dhe veproje ne perputhje me kete status. Nje tregues kryesor eshte roli i institucioneve te pavarura. Por dua te theksoj po ashtu se u takon njerezve qe jane ne krye te ketyre institucioneve si Prokurorja e Pergjithshme Drejtori i ShISh-it apo edhe zyra e presidentit u takon ketyre qe ti realizojne funksionet e ketyre zyrave ne nje menyre te tille qe te zgjidhin shqetesimet shteterore pra duhet te kete integritet ne kryerjen e funksioneve te ketyre institucioneve. Disa here ato mund te jene ne konflikt me qeverine disa here me opoziten. Kjo eshte normale. Ne cdo sistem politik ka terheqje dhe leshime. Ne jemi te palekundur ne mbeshtetjen tone per keto institucione. Une e kam bere kete shume te qarte ne takimet e mia me kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka te qarte dhe e kupton shume mire qendrimin tim dhe te qeverise amerikane ne kete drejtim.
Zeri i Amerikes Cili eshte mendimi juaj per komisionin qe u krijua se fundi nga parlamenti per te hetuar ngjarjet dhunen e 21 janarit
Ambasador Arvizu Ne cdo demokraci nje parlament i efektshem eshte nje nga shtyllat e shtetit. Ne Shtetet e Bashkuara ka shume sisteme shume mekanizma permes se cilave Kongresi mund te kryeje hetime. Per fat te keq ky komision parlamentar mbizoterohet nga demokratet pasi socialistet e kane bojkotuar. Komisionet kane nje rol ne demokraci. Por persa i takon qendrimit tone hetimet e verteta ato per te cilat ne po ndihmojme jane ato qe po kryhen nga Prokurorja e Pergjithshme. Ajo gezon mbeshtetjen tone te plote dhe ne jemi te angazhuar te punojme me te. Vura re se para disa ditesh asaj iu kerkua te dilte para komisionit parlamentar. Ajo doli po nuk pranoi tu pergjigjej pyetjeve. Une e mireprita faktin qe ajo doli para komisionit. Kjo tregon se ajo respekton te drejten e parlamentit si institucion qe ta therrase ate si nje zyrtare shteti. Po ashtu ajo perdori edhe te drejten e saj per te mos iu pergjigjur pyetjeve pasi ne fakt ajo vete eshte duke kryer hetime. Per mua ky eshte nje tregues i nje demokracie ne veprim.
Zeri i Amerikes Ne Shqiperi shumica permend shpesh fjalen grusht shteti per 21 janarin. Cili eshte mendimi juaj A mund te flitet per grusht shteti ne Shqiperi
Ambasador Arvizu Kjo eshte nje akuze shume serioze dhe duhet te mbeshtet me fakte. Ne se ka te dhena atehere qeveria duhet ta paraqese kete rast. shte nje akuze shume serioze.
Zeri i Amerikes Ka zera se opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhjet lokale te majit. Si do te ndikoje kjo per klimen politike ne Shqiperi
Ambasador Arvizu Ka ende kohe deri me 8 maj. Mendoj se do te ishte jashtezakonisht per te ardhur keq ne se zgjedhjet nuk do te zhvilloheshin. Dhe do te ishte po aq keq nese opozita ose ndonje parti tjeter do te vendoste te mos merrte pjese. Demokracite funksionojne vetem kur ka zgjedhje te besueshme. Kjo eshte menyra si ndryshohen perfaqesuesit e zgjedhur si ndryshohen qeverite. Ato nuk ndryshohen me protesta ne rruge apo me demonstrata. Ato ndryshohen permes procesit elektoral. Dhe ne Shqiperi ky sistem ekziston. Me sa di une nga dhjete qarqet e medha ne Shqiperi socialistet kontrollojne nente prej tyre perfshire Tiranen. Perjashtim ben vetem Shkodra ne veri. Socialistet kane nje barre te rende per te mbrojtur keto vende. Jam i sigurt se anetaret e Partise Socialiste qe jane te zgjedhur per keto vende ndoshta e shohin ne interesin e tyre te bejne fushate dhe te rizgjidhen. Nuk ka shume kohe. Uroj qe partite nuk do ti mbyllin rruget per zhvillimin e zgjedhjeve. Ne Tirane shkoi para rreth dy javesh nje mision vleresues i ODIHR-it dhe sipas tyre mekanizmat per zhvillimin e zgjedhjeve ekzistojne. Tani ndoshta eshte teper vone per ti bere ndryshime sistemit zgjedhor per me 8 maj. Te gjitha partite kane shkelur disa afate sic eshte ajo e regjistrimit te kandidateve. Nuk eshte mire por ka ende kohe ndonese jo shume.
Zeri i Amerikes Ju keni bere thirrje per dialog. Mendoni se ende ka hapesire per bisedime fare mund ti bashkoje ata tani. Sepse pozicionet e tyre jane shume larg.
Ambasador Arvizu Une arrita ne Shqiperi me 2 dhjetor dhe arrita ne nje kohe kur opozita nuk merrte pjese ne parlament. Pra ne ate kohe hendeku ishte mjaft i madh por kur e shikoj sot ai eshte shume me i madh dhe gjendja eshte me e tensionuar. Nuk ka arsye per ta fshehur kjo gjendje eshte mjaft serioze. Une kam komentuar publikisht per te shpjeguar se si une e kuptoj kompromisin. Por mendoj se duhet nje perpjekje me e madhe qe njerezit te dalin nga vetvetja dhe te degjojne. Deshiroj tju tregoj nje histori shume te shkurter. Me 29 janar nje dite pas demonstrates ne mengjes heret po shkoja ne ambasade dhe i thashe shoferit nese mund te kalonim me makine neper bulevard. Isha vetem me shoferin dhe me disa shqiptare te tjeter qe rrine gjithmone me mua per sigurine time personale. Dolem nga makina dhe filluam te ecim. Bulevardi ishte thuajse i zbrazet. Pashe nje karafil te kuq qe kishte mbetur aty nga nje dite me pare. E mora dhe vendosa ta mbaj. Kur po perkulesha per ta marre aty po vinin tre shqiptare te moshuar. Megjithese nuk flas shqip e kuptova ate qe me tha nje grua mes tyre. Mos jeni ambasadori amerikan pyeti ajo. Po iu pergjigja. Ajo kapi doren time dhe nisi te qaje. Ishte shume e trishtuar. Pastaj me tha disa fjale qe mi perktheu ndihmesi im shqiptar. Deri tani nuk ia kam treguar kete histori askujt tjeter as njerezve ne zyren time. Me pak fjale ajo tha Ju duhet te na ndihmoni. E perfytyroni dot sa te fuqishme ishin ato fjale qe shqiptoheshin nga nje grua e moshuar shqiptare Ajo tha edhe disa gjera te tjera kishte mendimet e saja politike por kjo ishte mes asaj dhe meje askush tjeter nuk ka perse ta dije. Te falenderoj qe ma the kete iu pergjigja une. I thashe se premtimi im per ty eshte se cdo dite qe do te jem ne Shqiperi do te punoj per te forcuar miqesine mes dy vendeve tona dhe popujve tane. Une nuk jam vecse nje ambasador amerikan por do te punoj qe Shqiperia te behet nje vend me i mire per qytetaret e saj. Prandaj kam vendosur qe kur te kthehem ne Shqiperi te udhetoj me shume neper vend. Natyrisht kjo ka qene gjithnje ne planet e mija por une dua te udhetoj per te degjuar me shume ate qe mendojne qytetaret. Rekomandimi im i sinqerte si per qeverine per partine ne fuqi ashtu edhe per opoziten eshte ky Nuk ka gje te keqe te bejme demonstrata sa kohe qe ato jane paqesore. Por ne vend qe te bejme demonstrata te premteve mendoj se te dy palet mund te organizojne diten kombetare te degjimit te opinioneve. Pra le te mos kemi konferenca shtypi nga Kryeministri as intervista dy oreshe nga Edi Rama ne News 24 as deklarata nga zoti Patozi kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike dhe as reagime nga Spartak Ngjela. Me fjale te tjera le te mos kemi komente per shtypin. Por le te shkojne ata ne terren jo ne bazen e tyre zgjedhore por diku tjeter dhe te degjojne ate qe mendojne njerezit. Mendoj se ia vlen te provohet.
Zeri i Amerikes Ne kete situate mjaft te tensionuar cfare mund te behet tjeter vec thirrjeve per te ulur retoriken mes dy udheheqesve.
Ambasador Arvizu Mendoj se kjo eshte nje pyetje qe vete udheheqesit duhet ti pergjigjen nga brenda vetes se tyre Ju patjeter qe e dini pikepamjen time dhe te Shteteve te Bashkuara te cilen ne e kemi shprehur qarte. Besoj se edhe pozicioni i Bashkimit Evropian dhe secilit vend te tij te vecante ka qene shume i qarte po ashtu edhe i OSBE-se dhe i miqve te Shqiperise ne bote. Ne mund te flasim pa fund deri sa te na ngjiret zeri dhe te themi te drejten zeri na eshte ngjirur. Por eshte e nevojshme qe te dale dicka nga brenda duhet nje anagazhim i njerezve si Sali Berisha si Edi Rama dhe mbeshtetesve te tyre pra duhet vullnetin e tyre per te gjetur rrugedaljen. Por kjo duhet te vije prej tyre.
Zeri i Amerikes A do te thote kjo se komuniteti nderkombetar duke perfshire Shtetet e Bashkuara nuk do te e ndermjetesojne dhe ti ndihmojne ata per te zgjidhur problemin
Ambasador Arvizu Shqiptaret duhet ti zgjidhin vete problemet e tyre. Ne mbeshtesim pa lekundje institucionet e tyre.
Zeri i Amerikes Por a do te dergoni ju ndermjetesues atje
Ambasador Arvizu Ne i kemi provuar te gjitha per te lehtesuar dialogun. Nuk e di nese mund te jemi me te qarte se kaq. Nuk e kuptoj se perse zgjedhjet vendore te majit te mos jene nje fare referendumi kombetar. Kemi dy kampe kundershtare te kunderta me pikepamje mjaft te kunderta. Lajmi i mire eshte se ndryshe nga vendet e tjera te botes ketu nuk kemi te bejme me dy ideologji te kunderta lidhur me drejtimin e ardhshem te vendit. Asnje njeri serioz ne Shqiperi nuk eshte per ndonje drejtim tjeter vecse per integrimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe ne Perendim per vazhdimin e lidhjeve te ngushta me Shtetet e Bashkuara. Pra nuk ekzistojne ndarje serioze sektare ne Shqiperi. Kemi te bejme thjesht me politika personale.
Zeri i Amerikes Vertet qe atje nuk ka ideologji te kunderta por ka interesa te kunderta ekonomike dhe prandaj lufta eshte kaq e ashper.
Ambasador Arvizu Absolutisht e vertete por kjo eshte pjese e demokracive te hapura. Shperblime politike ka edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara prandaj edhe ketu ka nje hendek te gjere mes partive.
Zeri i Amerikes E kam fjalen me teper per korrupsionin per shperblimet e pamerituara qe marrin njerezit kur vijne ne pushtet.
Ambasador Arvizu Jam i kenaqur qe e ngritet kete ceshtje sepse deshiroj ta bej teper te qarte mendimin tim. Korrupsioni eshte nje problem teper teper serioz ne Shqiperi. Ai ka nje efekt gerryes mbi shoqerine dhe mbi rritjen ekonomike. Shqetesimi im me i madh eshte tek rinia ne Shqiperi. Une nuk kam shume kohe ne Shqiperi por nga disa biseda qe kam patur me te rinjte jam dekurajuar sepse ndjej nje fare cinizmi ne rritje mes tyre ne kuptimin qe njerezit e kuptojne korrupsionin si menyre jetese ne Shqiperi. Kjo eshte shume e rrezikshme. Te gjithe shqiptaret pavaresisht nese jane ne qeveri apo ne opozite duhet ta marrin kete shume seriozisht. Edhe dicka tjeter qe desha te permend korrupsioni eshte nje problem i shqiptareve dhe jo i qeverise shqiptare. shte nje problem i perhapur ne shoqerine shqiptare. Megjithate cdo qeveri ne fuqi qofte Partia Demokratike apo socialistet pra cdo administrate ka nje detyrim per te masa kunder korrupsionit. Shqetesimi im eshte asnjera pale nuk po ben sa duhet. Qeveria duhet te beje me shume. Ajo duhet ta beje te qarte pa medyshje se kjo do te jete nje lufte e gjate por se ajo eshte angazhuar te marre masa per ta crrenjosur korrupsionin. Nga ana e saj edhe opozita duhet te jape mbeshtetjen e saj per keto perpjekje duke marre pjese ne forume parlamentare dhe diskutime te tjera. Nese deshiron te bojkotosh thjesht per qellime politike ky eshte vendim i tyre por kur merr nje vendim per te bojkotuar dhe nuk merr pjese ne jeten aktive politike te vendit kjo ka pasoja te menjehershme mbi aftesine e organeve shteterore per te luftuar korrupsionin. Te dyja palet flasin per korrupsionin por ato duhet te bejne me shume per ta luftuar ate.
Zeri i Amerikes A mendoni se Shqiperia ka arritur nje pike ne te cilen lufta e ashper mes paleve po demton qeverisjen e vendit dhe ku zgjedhjet e parakohshme mund te shihen si menyre per te dale nga kjo gjendje qe qeveria te marre nje mandat te ri
Ambasador Arvizu do demokraci funksionale ka mekanizma kushtetuese per ndryshimet ne qeverisje. Kjo eshte menyra e vetme me te cilat mund te lulezojne demokracite. Sot ne Shqiperi ekziston nje sistem dhe sistemi parashikon zgjedhje vendore ne muajin maj si dhe zgjedhje parlamentare ne vitin 2013. Mjedisi eshte shume i veshtire per shkak te mosmarreveshjeve nga zgjedhjet e meparshme. Partite eshte e nevojshme te gjejne nje menyre per te punuar brenda sistemit. Kam pare disa propozime qe kerkojne zgjedhje te reja qeveri te perkohshme doreheqjen e kryeministrit vezhgues te OKB-se. Me vjen keq por Shqiperia nuk eshte protektorat i Kombeve te Bashkuara. Dhe ketu kthehem tek ajo qe thashe ne fillim se Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar. Ajo eshte nje demokraci funksionale por qe ka disa probleme dhe te meta persa i perket zbatimit te ligjit. Une flas ne emer te Shteteve te Bashkuara por besoj edhe komuniteti nderkombetar do te jape mbeshtetje te plote per te garantuar se zgjedhjet e tjera ato ne maj te ketij viti dhe zgjedhjet parlamentare ne vitin 2013 do te jene me te mira se ato te zhvilluara ne qershor 2009. Keshtu duhet te funksionojne gjerat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›