E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa kërkon më shumë respekt ndaj grave

Gjatë meshës së djeshme historike të zhvilluar në Jordani, Papa kërkoi më shumë respekt ndaj grave. "Për fat të keq, dinjiteti që u është dhënë grave nga Zoti, jo gjithnjë është respektuar dhe vlerësuar në mënyrën e duhur", u shpreh kreu i Selisë së Shenjtë. Papa u kërkoi gjithashtu të krishterëve të Lindjes së Mesme të shtonin lidhjen e tyre me fenë. Fjalimi 13-minutësh u mbajt në stadiumin e Amanit, një ditë pasi Papa kishte takuar krerë të lartë myslimanë në xhaminë kryesore të këtij qyteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›