PO SIKUR 28 QERSHORI Të KONFIRMOJë ZOGBY-N E PRILLIT?
Përfytyroni pak se ç‘do të ndodhë, nëse fiton zgjedhjet Sali Berisha! Nuk është se do të ndodhë vetëm një gjë. Do të ndodhin shumë gjëra. Nga t‘ia filloj? Qysh të nesërmen opozita, dua të them Partia Socialiste, do të fillojë të shkërmoqet nën trysninë e orekseve të grupeve rivale, të cilat ose ekzistojnë, ose do të krijohen e të cilat do të synojnë të marrin timonin e lënë nga Edi Rama. Edhe në mos pastë një luftë civile brenda partisë, edhe në qënçin të zotët të zgjedhin kollaj-kollaj një kryetar të ri, shkërmoqja do të ndodhë, prapëseprapë; do të ndodhë prej zhgënjimit e demotivimit të pakthyeshëm të pjesës më të ndriçuar të opozitës së sotme (të kuptohemi, të opozitës në terma kulturorë, e jo në terma politikë), e cila pas kësaj mund të mos i lejojë më vetes kokëçarje opozitare apo shqetësime të natyrës publike në një vend, ku gati të gjithë do donin të ishin në anën e pushtetit e ku opozita rëndom përbëhet prej atyre, të cilët pushteti nuk ka dëshirë e fuqi t‘i rekrutojë si të vetët. Por do të ndodhë edhe prej demotivimit të masës së madhe të anëtarëve e të militantëve, të cilët do të ndihen të lodhur, të mërzitur, të shushatur e të ligështuar sa të duash e për një mijë e një arsye.
Nëse sa më sipër nuk ju bën të shqetësoheni (po, një opozitë e zgërlaqur përbën një problem të madh për demokracinë, por nga ana tjetër, shkërmoqja e këtyre partive tona nuk është ndonjë hatá e madhe), ka gjëra të tjera që do ndodhin. Një fitore e Berishës do të sillte një berishizim të frikshëm të shoqërisë, e cila është bajagí e berishizuar edhe pa këtë fitore. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se gjithçka do të kushtëzohet e dominohet prej tekave berishiane, prej optikës berishiane, prej logjikës berishiane, prej interesave berishiane. Do të ndodhë në mënyrë të shfrenuar ai proces që ka ndodhur në një formë më të përmbajtur këto katër vitet e fundit, ndërkohë që të tjerët s‘do të bëzajnë, o prej frikës, o prej interesit, o prej përtacisë intelektuale, o prej ku e di unë se çfarë. Doni një ilustrim? Në harkun e katër viteve të fundit Berisha ka folur nja dyzet herë lidhur me ngjarjet e vitit 1997, të cilat në fakt u provokuan bash prej tahmasë së tij për ta sunduar, e jo për ta qeverisur këtë vend. Të dyzet herët e ka emërtuar atë ngjarje si një rebelim bolshevik. Dhe në krahun tjetër, një nga promotorët e atij "rebelimi bolshevik", Fatos Lubonja, me siguri prej përtacisë, nuk ka gjetur asnjëherë kohë, nerva e motivacion për t‘iu kundërvënë tezës berishiane, e cila ka zënë vend dhe nëpër libra shkollorë tanimë. Po kështu janë sjellë dhe udhëheqës të tjerë të atij "rebelimi bolshevik" (në atë mot Neritan Ceka shfaqej ekraneve të CNN-it e të BBC-së duke ulëritur: Berisha is a thief, a corrupt politician, a dictator. Ku është sot Neritani? Hm! Është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Sali Berishës, bashkë me Imamin, Rulin, Zogajn, etj., të cilët, ashtu si Lubonja - por jo prej përtacisë, amá - kanë bërë të tyren variantin berishian të asaj cope të historisë, në të cilën këta vetë janë të arkivuar si armiq për vdekje të Berishës. Lëmsh dynjaja, ë? E po ç‘ti bësh? Kështu janë punët).
Doni një ilustrim tjetër? Gjykatat shqiptare kanë arritur në përfundimin se vrasja e Azem Hajdarit është bërë për motive që e njollosin vetë Azemin. Sali Berisha ka pasur në dorë ta rihapte procesin gjyqësor (ka qenë një nga premtimet më të bujshme të tij), dhe kështu nga njëra anë ne shqiptarët do të kishim mundësi të merrnim vesh të vërtetën e madhe mbi atë që ai vetë e ka quajtur vrasja e shekullit, nga ana tjetër do të hiqej balta e hedhur mbi figurën e Azem Hajdarit nga vendimi i procesit të parë gjyqësor. Pse Sali Berisha nuk e rihapi këtë proces? Të gjithë e dinë, por askush nuk e thotë. Dhe të gjithë bëjnë sehir deklaratat e herëpashershme të Berishës, me të cilat ai i bën karshillëk kujtesës shtetërore: Azem Hajdari është dëshmor i madh i demokracisë. Dhe kështu e vërteta e parë, sipas së cilës Azem Hajdari është viktimë në një feud mafioz, na rezulton të jetë thjesht një e dhënë e parëndësishme arkivash, ndërsa e vërteta e dytë, sipas së cilës Azem Hajdari është një dëshmor i madh i demokracisë, është e vetmja gjë e nyjëtuar dhe e nyjëtueshme nëpër foltore, nëpër studio televizive, nëpër faqe gazetash e nëpër komente. Edhe në këtë rast pra, është shteti që gënjen dhe Berisha që thotë të vërtetën. Berisha është ultima ratio. Ja pra, ky është berishizim i shtrirë në mënyrën më të frikshme. Ka dhe plot ilustrime të tjera, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, veçse na kallin në kokë idenë, se rruga e berishizimit të shoqërisë shqiptare, madje dhe të kulturës shqiptare, është totalisht e hapur dhe e shtruar. Fitorja e zgjedhjeve të 28 qershorit do të ishte veç shtresa e asfaltit në këtë rrugë. Pas kësaj date edhe sex-in do të duhej të bënim si Sali Berisha. D.m.th s‘do ta bënim fare, pasi dhe Sala ka kohë që nuk bën.
Por le t‘i lëmë shakatë me sex-in e Berishës. Ka dhe një formë tjetër berishizimi të shoqërisë shqiptare. Dua të them se, nëse deri më sot na fanepsen përpara syve me një lloj frekuence mizëri berishianësh (në rrugë, në televizor, në facebook, në kafene, nëpër zyra, etj., etj.), pas zgjedhjeve do të na fanepsen dhjetëfish më shumë. E do të jenë më prepotentë. Ndoshta, dhe më të dhunshëm. E në këtë mes nuk e kam fjalën vetëm për gangsterët e rrugës. Jo, e kam fjalën dhe për këtë botën tonë intelektive. Sot bën vaki që Blendi Fevziut mund t‘i japë ndonjë të kafshuar ndërgjegjja e vet, teksa organizon me kryeministrin një orgjí televizive në çdo dy javë (me këtë që ka bërë në studion e vet, ka hyrë me siguri në librin Guinness të rekordeve), por nesër do t‘i kafshojë ndërgjegjja pikërisht ata që nuk bëjnë si Blendi Fevziu. E lumi e marrtë pastaj gazetarinë shqiptare! Më keq se sa e ka marrë. Dhe kjo që ndodh me gazetarinë, do të ndodhë në çdo lëmë të sferës publike.
Ka dhe më. Rikonfirmimi i Berishës në pushtet, në rrethanat që është marrë vesh se ai, tok me bashkëpunëtorë e familjarë të tij, është autori i aferës kolosale korruptive në rrugën Durrës-Kukës dhe e tragjedisë së stilit mafioz në Gërdec (dhe këto nuk janë shajní të mijat apo të dikujt tjetër; këto kusarira e krime të markës Berisha janë të provuara nga sulmet që vetë Berisha ka ndërmarrë në mënyrë të pacipë e të trashë kundër Prokurorisë bash në momentin që kjo e fundit ka nisur hetimin e këtyre aferave), do të jetë jo vetëm një përqeshje fatale e drejtësisë në këtë vend, por dhe një patentë që i jepet këtij maskarai për të bërë ç‘i ka ënda me këtë vend e me ne. Pas kësaj, ai ka arsye të mos ndalet përpara asgjëje e askujt. E patë se si u tha gazetarëve, kur e pyetën se përse nuk respektohet statuti i Partisë Demokratike? U tha - qeshni po të doni! - se unë ju kam futur në NATO, e ju e keni mendjen tek statuti i një partie. E dini se si do të na përgjigjet neve, kur nesër ta pyesim se përse po e shkel Kushtetutën shpesh e më shpesh? Do të na thotë, se ai po përpiqet të na heqë vizat e hyrjes në vendet e BE-së, ndërsa ne e paskemi mendjen tek një fletushkë e qelbur si Kushtetuta. Ja, këtë do të na thotë. E pas kësaj, do t‘i japë urdhër Parlamentit të mblidhet në një seancë urgjente, pasi deputetëve do t‘u mbajë një fjalim përshëndetës miku i madh i Berishës, rrjedhimisht miku i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, Damir Faslliç.
Por do të bëjë dhe gjëra të tjera. Përderisa pati guxim t‘i vërsulet Prokurorisë së Përgjithshme mú në ditët e krimit të madh të Gërdecit (një histori me bir e me baxhanak, e dokumentuar me firma e vula kryeministrore), ai nuk do ta ketë për gjë t‘i lajë hesapet në harkun e një jave me Ina Ramën. Motivacionin e ka të gatshëm (edhe këtu qeshni po të doni!): Ina Rama nuk ka luftuar korrupsionin. Dhe këtë herë nuk do të frenohet prej askujt e prej asgjëje. Të gjithëve do të na thotë, se "verdikti popullor është apel për të çuar deri në fund ca punë të nisura e të mbetura në mes të rrugës për shkak të presionit mediatik, politik e ndërkombëtar". Madje, edhe Ambasadorit Amerikan, përballë të cilit është tutur gjithmonë si një çapaçul province (për turpin e këtij vendi, kuptohet), do marrë guximin t‘i thotë në stilin e vet, se "amerikanët janë miqtë tanë, por unë nuk mund të eci kundër dëshirave të popullit tim. Shteti ligjor është shtet ligjor, institucionet janë institucione, Kushtetuta është Kushtetutë, por asgjë nuk mund të dalë mbi verdiktin popullor".
Dhe me këtë do të justifikojë shkarkimin e Bamir Topit nga posti i Presidentit të Republikës, shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, bllokimin e televizionit "Top Channel", marrjen nën sqetull të SHISH-it, etj., etj. Ndoshta nuk do të ketë nevojë t‘i bëjë gjithë këto gjëra, pasi pas zgjedhjeve do të jenë vetë institucionet që do të squllen si me magji e për fare. Dhe do të jenë po këto institucione që do t‘i bëjnë "amin" në çdo rast; do t‘i bëjnë "amin" edhe kur ai të tentojë të ndryshojë nga themelet Kushtetutën e vendit, me synimin që ta rikrijojë dhe njëherë postin e Presidentit të superfuqishëm të Republikës, ku ai ka planifikuar të mbyllë karrierën e vet politike e jetën e vet humane (humane! Hajt mo!). Do jetë ndoshta viti 2032.
Kjo puna e vitit 2032 është shaka? He, unë vetë nuk e marr me shumë shaka. Provoni e votoni për të në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe do ta shihni se sa shaka është!