E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdekja e tretë nga gripi i derrave

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë raportuar vdekjen e tretë prej gripit të derrave, ndërkohë që një rast vdekjeje kanë raportuar edhe autoritetet shëndetësore të Kosta Rikës. Zyrtarët amerikanë bënë me dije se i vdekuri i konfirmuar si viktimë e gripit të derrave, rezident në shtetin e Uashingtonit, vuante edhe nga zemra. Të shtunën Australia, Norvegjia dhe Japonia raportuan raste të infektimit me virusin H1N1, i cili u shfaq në Meksikë muajin e shkuar, duke shkaktuar 48 viktima.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›