Euro kontrabande, kapen 2 biznesmenet greke
Gjirokaster - Policia e Kakavijes ka ndaluar dy biznesmene greke, ndersa ata po linin pas token shqiptare, pasi ne bagazhet e tyre iu gjeten 450 mije euro te padeklaruara qe tentonin t'i dergonin kontrabande. Burime zyrtare thane se Kostandinos Iljonis dhe Aleksandros Nasotos, banues ne Athine, ndersa po udhetonin ne drejtim te shtetit fqinj me automjetin tip "Seat", me targa YIX 8889, i jane nenshtruar kontrollit rutine te policise kufitare shqiptare te Kakavijes. Sipas deklarimeve te para te tyre, "ata e kishin terhequr shumen e eurove ne nje dege banke ne Shqiperi per te blere nje farmaci, por duke mos arritur ta perfundonin dot iniciativen e tyre, u kthyen serish ne Greqi me shumen e lekeve". Nderkohe, policia e Gjirokastres ne bashkepunim me Prokurorine po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje dhe aktivitetit te dy biznesmeneve qe jane kapur me sasi te madhe valute.
B. K
B. K