E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftinia padit Kthimin e Pronave

Elbasan - Myftinia e Elbasanit ka paditur Zyren e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi nuk ka marre ne shqyrtim dosjet e saj per kthimin dhe kompensimin e pronave te Komunitetit Mysliman. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, shprehet se "myftinia e Elbasanit ka ne pronesi te saj mbi 400 prona, te cilat jane xhami, troje, varreza, livadhe, ullishta etj. Deri tani, ne na eshte kthyer vetem sheshi i Namazjase dhe trualli i xhamise se Ballies". Myftiu pretendon se jane kompensuar Xhamia e Pazarit dhe Xhamia e Agait. "Prej disa kohesh kemi depozituar 10 dosje ne zyren e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, por asnjera prej tyre nuk eshte shqyrtuar", vazhdon Duka. Pergjegjesi i ZKKP-se, Agron Mino, pranon akuzat ndaj zyres se tij. "Eshte e vertete qe Komuniteti Mysliman, myftinia, ka depozituar disa dosje ne zyren tone, qe nuk jane shqyrtuar, por jane marre masa ndaj pergjegjesve", tha Mino.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›