E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marijuane drejt Greqise, kapen 7 kg

Erseke - Rishfaqen linjat e trafikut te droges nga zonat kufitare me Greqine. Mengjesin e djeshem uniformat blu sekuestruan 7 kilograme marijuane dhe njekohesisht jane arrestuar ne flagrance 3 persona. Burime zyrtare thane se rreth ores 01:30 u ndaluan Jetnor Beqo, 27 vjec, Hiqmet Maze, 45 vjec, te dy me banim ne Kolonje, si dhe Pajtim Hysllari, 33 vjec, me banim ne Tirane, nen akuzen e trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim. Tre te dyshuarit u kapen ne flagrance nga sherbime te policise ne afersi te fshatit Pobicke, me 7 pako lende narkotike te llojit marijuane, me peshe nje kg secila. Hiqmet Maze, njeri prej te arrestuarve, eshte ndaluar edhe me pare me akuzen e trafikut te qenieve njerezore.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›