Mirësevini azilantë!

Të gjithë shqiptarët, kryesisht nga zonat e Shkodrës, do të rikthehen në atdhe duke u mos u pranuar asnjë prej tyre nga shteti belg.
Autoritetet e këtij vendi kanë bërë të qartë se çdo kërkesë do të refuzohet, ndërsa shkelësit e rregullave të lëvizjes pa viza nuk do të mund të udhëtojnë të paktën për pesë vite në të gjitha vendet e zonën Shengen. Numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Belgjikë gjatë muajve shtator dhe tetor të këtij viti u rrit në mënyrë të djeshme, saqë detyroi drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet e Imigracionit dhe Azilit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, z. Freddy Rosemont, që të vinte në Tiranë për të kërkuar masa nga autoritetet shqiptare.
Gjatë muajit gusht, në shtetin belg kërkuan azil 44 persona, ndërsa gjatë muajin tetor, ky numër u rrit në mënyrë drastike me 240 kërkesa, kryesisht nga zonat e Shkodrës, ku kishin “zbuluar” edhe arsyen, ajo për shkak të gjakmarrjes. Sipas zyrtarit belg, nëse “ky trend do të vazhdojë me këtë ritëm, mendojmë që ky muaj do të mbyllet me 300-400 azilkërkues nga Shqipëria”.
Belgjika e ka bërë të qartë tashmë se nuk do të pranohet asnjë kërkesë për azil, ndaj qytetarët shqiptarë e kanë të kotë të ndërmarrin një udhëtim gjer atje, duke shpenzuar para e madje duke humbur edhe të drejtën për hyrë në vendet e BE-së për pesë vitet e ardhshme.
Policia shqiptare nisi menjëherë hetimet për personat që jepnin vërtetime për gjakmarrje, ku në procedim janë kryetarët e Bashkisë së Komplikut dhe Komunës së Postribës në Shkodër, që kishin dhënë qindra vërtetime se këta shtetas ishin në gjakmarrje. Hetimet e policisë vijojnë ende. /S.Ll/Start/
2011-10-28 10:18