Euro në kuotat më të ulta, shkëmbehet me 135-136 lekë

Monedha europiane vijon që të dobësohet kundrejt monedhës shqiptare.Në këmbimin valutor një euro ka arritur të shkëmbehet me rreth 135-136 lekë duke arritur një ndër kuotat më të ulta gjatë këtij viti. Sipas specialistëve një rënie kaq drastike e euros nuk ishte e parashikuar duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që ka përfshirë vendet fqinje gjë që shkakton rënie të remitancave prej emigrantëve.
Por e parë në një tjetër këndvështrim krixa ekonomike e ka dobësuar euron edhe në tregjet ndërkombëtare kundrejt monedha të huaja e sidomos ndaj dollarit.E njëjta situatë është vënë re edhe në tregun tonë të këmbimit valutor ku vihet re një forcim i ndjeshëm i monedhës amerikane dollarit i cili këmbehet me rreth 113 lekë. Gjithsesi rënia e euros në këtë preiudhë reflekton edhe një situatë tashmë tradicionale kryesisht në muajt qershor deri në tetor,pasi historikisht në vitet e fundit euro ka pasur një lloj dobësimi në raport me lekun, si pasojë e sezonit turistik.
Gjatë verës në vendin tonë përveç emigrantëve hyjnë në vend dhe një numër i konsiderueshëm turistësh të cilët shtojnë sasine e euros në qarkullim. Ka një periudhë kohore prej disa muaj që monedha europiane ka filluar që të humbasë pikë kundrejt monedhës tonë vendase dhe pikërisht siç parashikohej prej specialistëve në sezonin e verës ajo ka pësuar një tjetër ulje dhe pritet që shvlerësimi i euros ndaj lekut të vazhdojë gjatë gjithë verës.
Ekspertët mendojnë se euro do të vijojë të dobësohet në tregun ndërkombëtar kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera të rëndësishme. Shvlerësimi apo vlerësimi i euros në këtë periudhë kundrejt monedhës tonë kombëtare në këtë periudhë të vitit ka më shumë avantazhe se disavantazhe për ekonominë shqiptare. Së pari importet tona bëhen relativisht më të lira gjë që ndikon në uljen e cmimeve në treg të produkteve të ndryshme ushqimore duke qenë se ne jemi një vend kryesisht importues si dhe, së dyti një pjesë e konsiderueshme e kredive janë marrë në euro, kostoja e të cilave bëhet më e lirë. Ata që nuk përfitojnë prej kësaj situate janë eksportuesit të cilët e blejnë mallin në lek dhe e shesin në euro. Përfitime nga rënia e euros ka edhe qeveria, e cila do te paguajë më pak për borxhin e jashtëm.