Varroset në Pejë fëmija Redon Kelmendi

Pejë, 28 gusht-Një fjalë morti nga shoqja e klasës, Dorentina Husaj dhe lot të papërmbajtur nga qindra qytetarë kanë mbuluar mesditën e djegur nga vapa në varrezat e qytetit të Pejës, të shtunën ne mesditë, kur me një ceremoni fetare është bërë varrimi i fëmijës 11 vjeç e gjysmë, Redon R. Kelmendit, i vdekur 3 ditë më parë në Shkup të Maqedonisë, pas synetisë në ordinancën private “Kirurgjia” në Pejë.
“Vdekja yte Redon është vdekje e dhimbshme. Në bankën tënde do të ruajmë kujtimet për ty”, ka thënë me dënesë Doruntina, derisa pjesëmarrësit e shumtë në funeralin e Redonit nuk kanë mundur të përmbahen nga lotët. As një fjalim tjetër dhe asnjë fjalë publike nuk është artikuluar nga familja Kelmendi, e cila në dalje të varrezave, e bërë rresht ua ka shtrirë dorën e falënderimit gjithë atyre qytetarëve që të shtunën po ndanin dhimbjen me ta.
“Policia është duke zhvilluar hetime ndaj dy mjekëve të cilët kanë qenë të përfshirë në raste si te dyshuar”, ka thënë zëdhënësi i DPR-së së Pejës Xhevat Ibra. Ai ka treguar se urdhri për arrestimin e dy të dyshuarve është dhënë të enjten pasdite dhe prokurori ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh. Sipas familjes Kelmendi synetin e ka kryer kirurgu Gani çeku, i ndihmuar nga anesteziologu Besim Kastrati.
Zëdhënësi Ibra ka treguar të shtunën se raporti i autopsisë do t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që ka shtuar se kjo pritet të ndodhë të hënën.
Ndryshe, sipas policisë rajonale të Pejës, ordinanca “Kirurgjia” është mbyllur të premten pasdite, ndërkohë që me urdhër të prokurorit publik, janë arrestuar edhe dy mjekët pjesëmarrës në këtë syneti.