Euro, pozita të forta në treg, kambistët: Ka ndërhyrë BSH
Banka e Shqipërisë nuk po lejon rënien e euros në tregun e këmbimit, ashtu sic ka ndodhur gjithmonë gjatë sezonit veror. Në agjencitë e këmbimit, monedha e përbashkët europiane shkëmbehet me 129.8 lekë.
TIRANE- Euro po ruan pozita të forta në tregun tonë të këmbimit, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur gjatë sezonit veror vlera e saj binte ndjeshëm, për shkak të valutës që sillnin turistët dhe emigrantët që ktheheshin në atdhe për pushime.
Në agjencitë e këmbimit, monedha e përbashkët europiane blihet me 129.3 lekë dhe shitet me 129.8 lekë, ndërkohë që gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, euro tregtohej me rreth 126 lekë. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se rënia e euros është penguar nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, e cila ka blerë valutë, duke tërhequr kështu nga tregu sasinë e tepër që po sjellin emigrantët dhe turistët. Institucioni mbikëqyrës bankar po përpiqet që të ruajë ekuilibrat në tregun e këmbimit, duke mos lejuar luhatjet e ndjeshme të monedhave, ashtu siç veproi edhe gjatë tremujorit të parë.
Vetë Banka e Shqipërisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe ka ndrëhyrë në treg, duke shitur një shumë prej 5 miliardë lekësh për të stabilizuar kursin e këmbimit të lekut.
Por në euron e fortë ka ndikuar edhe fluksi i ulët i shkëmbimeve valutore që kanë bërë emigrantët krahasuar me vitet e mëparshme. Një dukuri kjo që pritej, për shkak të krizës ekonomike botërore. Agjentët në tregun e këmbimit parashikojnë një rënie të lehtë të euros gjatë muajit gusht, por jo në nivelet e viteve të mëparshme. (e.n/News24/BalkanWeb)