E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2, nis shpërndarja në kryeqytet

Gati fotokopjet e testeve për maturantët që kanë pasur dyshime për notat

Formulari A2 ka nisur të shpërndahet dje në gjimnazet e Tiranës, maturantët e të cilëve janë të parët që do ta kenë në duar këtë dokument. Burime nga Agjencia Kombëtare e Provimeve bëjnë të ditur se tashmë shpërndarja e formularit ka nisur edhe për rrethet e tjera të vendit, por në disa prej tyre, për shkak të largësisë, ai mund të shkojë pak më me vonesë në shkolla. Specialistët e arsimit thonë se plotësimi i këtij formulari duhet të bëhet me kujdes, që të mos penazliojë asnjë maturantë. Drejtori i Pranimeve në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Arben Fagu pohon se maturanti duhet të jetë i vëmendshëm në plotësimin e preferencave të tyre, për të vazhduar studimet e larta, pasi ata do të shpallen fitues vetëm në një nga programet e studimit që kanë zgjedhur, sipas parimit Meritë-Preferencë. Ndëkohë që shënimet e pavënda e bëjnë këtë formular të pavlefshëm. Këtë vit janë mbi 42 mijë maturantë, që do të bëjnë plotësimin e Formularit A2, për pranimet në universitetet publike të vendit. Sipas afateve të përcaktuara nga MASH, plotësimi i këtij formulari do të përfundojë në datën 30 korrik. Për të marrë Formularin A2, maturanti duhet të ketë kryer pagesën prej 2000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë si dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer. Ndërkaq, burime nga Agjencia Kombëtare e Provimeve sqarojnë se tashmë ky institucion ka filluar të japë edhe fotokopjet e testeve për maturantët që kanë pasur dyshime për notat e marra në katër provimet e Maturës. Në këtë mënyrë ata do të ballafaqohen me vlerësimin e bërë nga ekspertët e arsimit, por pas pasur mundësi për ndryshimin e rezultatit nëse kanë të tilla pretendime. Sakaq, tashmë Agjencia Kombëtare e Provimeve është duke vijuar procesin e shtypjes së diplomave të Maturës për maturantët që kanë arritur t’i kalojnë me sukses katër provimet, ndërsa ka përfunduar lëshimi i tyre për 4500 të rinj që kanë aplikuar për studime jashtë vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›