E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Hygeia’, Kartë Shëndeti për pacientët

Spitali ‘Hygeia’ Tiranë, në bashkëpunim me NBG Bank dhe MShop, nxjerr në treg produktin më të ri, Kartën e Shëndetit për pacientët. Karta e Shëndetit është e vetmja e llojit të saj në Shqipëri, nëpërmjet së cilës përfitohet një gamë e gjerë shërbimesh mjekësore, si vizita falas të pakufizuara, check-up vjetor falas dhe ekzaminime diagnostikuese me çmime të privilegjuara, me qëllim aksesin sa më të gjerë të popullsisë në shërbimet shëndetësore të nivelit të lartë të spitalit ‘Hygeia’. Kjo kartë është në shitje në rrjetin e dyqaneve MShop kundrejt një tarife nominale, si dhe mund të përfitohet falas për këdo që depoziton pranë NBG Bank. Gjatë prezantimit zyrtar të Kartës së Shëndetit, përfaqësuesit e tri kompanive partnere paraqitën synimin e këtij projekti, i cili është ofrimi i një shërbimi shëndetësor sa më cilësor në spitalin ‘Hygeia’ Tiranë, kundrejt një grupi sa më të gjerë të popullsisë shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›