Themelohet Rrjeti Akademik Shqiptar
Themelohet Rrjeti Akademik shqiptar për lidhjen e institucioneve të arsmit të lartë me institutet e kërkimit shkencor dhe qendrat e transferimit të teknologjive. Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) është pjesë e programit, i cili ka për qëllim përafrimin e sistemit shqiptar të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor me nivelin e vendeve të tjera europiane. Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin dhe fuqizimin e sitemit shqiptar universitar si burim i mësimdhënies në nivel të lartë dhe do të luaj një rol promovues për kërkimin shkencor. Në mënyrë të veçantë, parashikohet krijimi i një Qendre Ndëruniversitare Shërbimesh për promovimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe menaxhojë Rrjetin Akademik Shqiptar. Objektivi i programit ndër të tjera është të rrisë cilësinë e menaxhimit universitar të institucioneve shqiptare të arsimit të lartë publik dhe të kërkimit, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe pjesëmarrjes në programet europiane dhe ndërkombëtare. Po ashtu, do të arrihet pjesëmarrja e privilegjuar e profesoratit dhe e kërkuesve nga bota akademike shqiptare në aktivitetet e kërkim-zhvillimit të ndërmarra nga komuniteti kërkimor ndërkombëtar dhe do të sigurohet aksesi në rrjete të tilla si GARR dhe GEANT 2. Programi financohet nga Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim e Minsitrisë Italiane të Punëve të Jashtme. Ky është rasti i parë i një financimi të drejtpërdrejtë dhe vetëmenaxhues për qeverinë shqiptare.