E krijuar vete - Kriza e urise ne Etiopi

bdquoUne po kthehem direkt nga rajoni i Somalise. Kam biseduar aty me gra te cilat ecin pese ore me femijet e tyre per te kerkuar ushqim dhe kujdes shendetesor. Vazhdimisht shume femije vuajne nga ushqimi i pamjaftueshem. Nomadet humbin bagetine e tyre dhe me kete edhe bazen e ekzistences se tyre per te jetuar.
Koordinatorja e OKB-s per ndihma emergjente Valerie Amos ne menyre te qarte vuri ne pah kur doli para shtypit ne Addis Abeba se duhen dhene ndihma ushqimore shtese per Etiopine.Bildunterschrift Thatesire pa fund - fshataret etiopiane kane humbur bazen e ekzistences.
Kryeministri i Etiopise Meles Zenawi e kishte formuluar keshtu vitin e kaluar synimin kryesor te planit pesevjecar te qeverise se tij Shpresa jone eshte qe ne pese vitet e ardhshme te prodhojme mjaft jo vetem per konsumin tone por madje edhe per eksport .
Vec kesaj deri ne 2015 prodhimet bujqesore te Etiopise duhet te rriteshin jo me pak se dyfish.
Por realiteti i prishi shpejt planet e kryeministrit te Etiopise Ne shkurt te ketij viti qeveria e tij se bashku me Programin Boteror te Ushqimit te Kombeve te Bashkuara u desh te luteshin per ndihma urgjente per tre milione njerez te kercenuar nga uria. Ekspertet besojne se ky numer mund te jete me i larte.
Atehere tiger apo lypes Prej vitesh Etiopia raporton rritje ekonomike dyshifrore shifra te cilat megjithate rregullisht jane korrigjuar nga Fondi Monetar Nderkombetar. Ne te njejten kohe nje ne dhjete vete ne vendin e dyte per nga madhesia e popullsise ne Afrike eshte i varur nga ndihmat emergjente per ushqim.
Zyrtarisht Kombet e Bashkuara bejne mungesen e shirave sezonale ne fund te vitit te kaluar pergjegjes per problemet e furnizimit. Brenda vendit organizatat humanitare ankoheshin per qasjet ristriktive ne rajonin vecanerisht te prekur me rende Somali i njohur me mire si Ogaden aty punonjesit humanitare per shkak te luftimeve te vazhdueshme prej vitesh mes trupave qeveritare dhe rebeleve te Frontit Clirimtar Ogaden nuk kane qasje ne mjaft qendra administrative.
Bildunterschrift Kampi Dolo Ado - Refugjate somaleze i drejtohen Etiopise per shkak te krizes se urise.
Helmut Hess drejtor prej vitesh per Afriken dhe ekspert i Afrikes Lindore Buke per Boten shton edhe nje shkak tjeter man made pra te shkaktuar nga njeriu si faktor per krizen e ushqimit te Etiopise bdquohellip furnizimi i vete popullsise nuk eshte synimi kryesor i politikes agrare. Prodhimi per eksport gjithmone ka qene i favorizuar dhe ishte mbeshtetur perkitazi. Dhe nje faktor i ri per kete eshte qe do tju jepen tokat bujqesore me qira investitoreve te huaj jo per te prodhuar artikuj ushqimore por biokarburante ose prodhime ushqimore jo per konsumin rajonal por per eksport .
Pas kritikave masive ndaj blerjes se siperfaqeve te tokave bujqesore pjellore nga firmat agrare nga India Kina dhe Arabia Saudite agjencia etiopiane e investimeve ka arketuar te ardhurat nga kontratat e qerave te tokes dhe po perpiqet per me shume transparence.
Ne te ardhmen kontratat do te jene online dhe keshtu me te qarta per publikun. Nderkohe vetem ne provincen pjellore Gambella jane dhene deri tani rreth 900 licenca toke per kultivimin e produkteve per eksport si soje oriz ose biokarburante me cmimin dy dollare per hektare ne vit.
Autor Ludger Schadomsky / Mimoza Kelmendi
Redaktoi E. Xhani