E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro ruan nivelet maksimale ndaj lekut shqiptar

Shpresat se euro do të dobësohej në verë ndaj lekut si pasojë e ardhjes së emigrantëve dhe kulmit të sezonit turistik duket se po shuhen.

Aktualisht një euro këmbehet në agjencitë e këmbimit valutor me 129.6 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një euro kushton 8 lekë më shumë ose 6.5 për qind me shtrenjte.

Kampistët thonë se tregu valutor po shfaq një tendencë të paprovuar më parë, atë ku nga njëra anë ka mungesë të euros dhe nga ana tjetër edhe kërkesa për të është në nivelet më të ulëta.

Ekspertet e lidhin këtë tkurrje të tregut valutor me rënien e tregtisë së Shqipërisë me jashtë, kryesisht Bashkimin Evropian, e cila ka prekur të dy kahet, si eksportet ashtu dhe importet.

Sipas të dhënave zyrtare, importet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin rreth 9 për qind më të ulëta, ndërsa eksportet rreth 16 për qind më pak.

Por pavarësisht ndikimeve, në këtë rast pozitiv të rënies së tregtisë, kursi i këmbimit euro-lek mund të ketë të tjera zhvillime sidomos pas përfundimit të sezonit turistik.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›