Leku fiton pikë ndaj euros dhe dollarit

Fundjava zhvlerëson monedhën europiane dhe dollarin. Mbyllja e bursës gjatë këtyre ditëve, bën që dy monedhat të humbasin vlerë në treg. Në Agjencitë e Këmbimit Valutor në kryeqytet një dollar është blerë me 89 lekë dhe është shitur me 97 lekë. Ndërsa euro është blerë me 127 dhe është shitur me 132 lekë. Ndërkaq franga zviceriane është blerë me 80 lekë e është shitur me 88. Paundi britanik vijon të ruajë pozitat e forta në treg duke ublerë me 146 dhe shitur me 156 lek. Dollari kanadez mund të blihet me 80 lek e të shitet me 86 . Dollari Australian shitet me 56 e blihet me 74. Jeni japonez shitet sot në treg me 19 lekë e të blihet me 20 lekë.