E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet ndjeshem numri i emigranteve qe hyjne ne vend

Këtë të shtunë është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve dhe udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Pika e kalimit kufitar të Morinit vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të hyrjeve e cila ka arritur në 15 076 shtetas  me 7028 mjete. Ndërsa kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit 6986 me 3122 mjete. Kthimi i emigrantëve për pushime në Shqipëri ka sjellë një fluks në portin e Durrësit. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 2760 shtetas si dhe 820 mjete, që kanë udhëtuar me katër tragete. Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në  portin e Durrësit  5 mijë persona, si dhe 990 automjete. Ndërsa kanë dalë nga kjo pikë kufitare  974 shtetas. Autoritetet portuale raportojnë se e diela, pritet të sjellë një numër të lartë shtetasish, i cili pritet të arrijë deri ne 6 mijë brenda një dite. Për të përballuar fluksin janë vënë në dispozicion të emigrantëve 25 sportele, që procedurat të kryhen sa më shpejt, ndërsa janë marrë të gjitha masat që në ditët në vijim në gatishmëri të jenë 36 të tilla. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 2577 shtetas me 754 mjete ndërsa kanë dalë 1619 shtetas me 676 mjete. Po ashtu një numër i lartë udhëtarësh është shënuar edhe në Kakavijë ku kanë hyrë 2700 shtetas me 784 automjete ndërsa kanë dalë 2301 shtetas me 582 automjete. Si rezultat i masave nga policitë kufitare dhe deri tani nuk janë shfaqur probleme në pikat doganore shqiptare gjatë lëvizjes së  udhëtareve në hyrje dhe në dalje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›