Eurobasket 2013 kualifikohen Lituania Franca dhe Serbia

Janë mësuar tri skuadrat e para çerekfinaliste të kampionatit europian të basketbollit për meshkuj.
Ato janë Lituania, Franca dhe Serbia, diçka që u vendos pas ndeshjeve të dyta në grupin E, në fazën e dytë të kampionatit në Slloveni.
Lituanezët luajtën mirë si skuadër ndaj Belgjikës duke fituar 86-67 me të gjithë lojtarët që shënuan pikë. Motjëjunas ishte shënuesi më i mirë, ndërsa Valançjunas shënoi 12 dhe kapi 10 topa në tabela.
Franca u tregua e fortë në momentin vendimtar. Nënkampionët e Europës mundën Letoninë serioze, 102-91. Azhinsa udhëhoqi fituesit me 25 pikë, ndërsa Batym kapi 10 topa dhe shërbeu 6 asistë.
Së fundi, Serbia kaloi në çerekfinale edhe pse u mund 75-82 nga Ukraina. Nuk mjaftoi loja shumë e mirë e Bjelicës që shënoi 22 pikë dhe kapi 10 topa në tabela.
Në grupin E mbetet të përcaktohet edhe çerekfinalisti i fundit e, për momentin, favorite është Ukraina.
Sot luhen ndeshjet e dyta në grupin F, Kroaci-Itali, Spanjë-Finlandë e Greqi-Slloveni.