E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Inter e Juventus luajne derbin ne 1800

Do të luhet herët derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit.
Dy skuadrat do të dalin në fushën e “San Siros” në orën 18:00 për t’i dhënë jetë derbit të radhës të Italisë.
Nuk ka shqetësime të mëdha për dëmtimet dhe pezullimet, pra ekipet do të luajnë me formacionet më të mira. E vetmja mungesë e rëndësishme është ajo e Markizios për Juventusin, por Vuçiniç pritet të luajë që nga minuta e parë.
Trajnerët Macarri e Konte nuk kanë qenë kurrë miq, por pikërisht para sfidës nuk e kanë provokuar apo sulmuar njëri-tjetrin.
Trajneri juventin e kalon presionin tek rivalët: Fitorja vlen më shumë për ta. Macarri përgjigjigjet duke thënë se i intereson më shumë loja sesa rezultati.
Vjet pati një fitore interiste në Torino dhe një juventine në Milano, ndërsa sivjet skuadrat kanë marrë pikë të plota në ndeshjet e deritanishme.
Po sot, veçse në orën 20:45, Seria A do të ketë edhe dy ndeshje të tjera. Napoli pret Atalantën në “San Paolo”, ndërsa Milani shkon në fushën e Torinos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›