Superliga Vllaznia fiton 2-1 ne Kukes

Ka mjaftuar një gol që Laçi t’i japë të drejtë logjikës së futbollit duke mundur Partizanin.
Kurbinasit triumfuan në fushën e tyre, ndërsa Vllaznia shkaktoi të papriturën e madhe duke fituar 3-1 në Kukës.
Në ndeshjen tjetër Bylis mundi 1-0 Kastriotin në Ballsh.
Në Laç vendosi një gol në pjesën e dytë shënuar nga Tanushi, në një ndeshje ku nuk pati shumë raste për gol, ndërsa në tribunën kryesore, përveç presidentit vendas Lasku e atij të Partizanit, Demi, ishte edhe presidenti i Federatës, Armand Duka.
Vendasit e trajnerit Nica këmbëngulën më shumë dhe pretenduan dy herë për penallti.
Në të dy rastet, gjyqtari Sadiku nuk vërshëlleu.
Në pjesën e dytë, Partizani e rriti ritmin dhe madje arriti të shënonte me autor Buac, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Vendim i diskutueshëm i anësorit.
Në krahun tjetër, goli i Laçit nuk kishte asnjë pikë dyshimi. Tanushi, i futur në lojë vetëm para pak minutash, realizoi bukur.
Partizani reagoi dhe ushtroi presion në portën e Bakajt, por pa gjetur as kuadratin.
Trajneri Lika u duk disa herë i nervozuar me të vetët.
Në Kukës, Vllaznia fitoi me golat e shënuar nga Bushiç e dy herë nga Kruja, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Progni.
Në Ballsh, Bylis fitoi ndaj Kastriotit falë golit të Izuçukut.