E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret preferojne te bejne tregti vetem me BE

Tirane 26 Tetor NOA - Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian vazhdon te zere vendin kryesor ne totalin e tregtise se jashtme te Shqiperise konkretisht ne shifren prej 68.7 perqind.

Keshtu ka bere me dije Instituti i Statistikave ne raportin e tij te fundit duke pohuar se partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia ku me Italine eksporti eshte 56.7 perqind dhe importi 28.2 perqind ndersa me Greqine eksporti eshte 5.6 perqind dhe importi 13.1 perqind.

Nder te tjera raporti citon se ne shtator u eksportuan 138 miliarde leke mallra me rritje 41.6 perqind ne krahasim me muajin gusht dhe rritje me 43.6 perqind ne krahasim me shtatorin e vitit te kaluar.

Ne total u importuan 41 miliarde leke mallra me rritje 1.7 perqind ne krahasim me muajin gusht dhe rritje 0.8 perqind ne krahasim me muajin shtator.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›