E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobono, Qeveria vendos tavan 400 milionë euro



Qeveria ka vendosur një tavan për vlerën e eurobon që ka hedhur në treg. Në vendimin e djeshëm është miratuar përfundimisht dalja për herë të parë e Shqipërisë në tregun e huaj, për të financuar borxhin. Ndryshe nga vendimi i Financave, që përcakton një shumë më të madhe se 300 milionë euro për të financuar deficitin, vendimi i djeshëm i Qeverisë vendos një tavan deri në 400 milionë euro. Dje Qeveria vendosi, "miratimin në parim të marrëveshjeve dhe të dokumenteve të transaksionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministri i Financave, dhe Deutsche Bank AG, Londër e J.P. Morgan Securities ltd, për emetimin e Eurobondit, deri në 400 (katërqind) milionë euro." Dy bankat që do tregtojnë borxhin shqiptar janë ndër më të mëdhatë në botë. Paratë do të përdoren për të shlyer kredinë sindikale të një viti më parë, prej 200 milionë euro dhe pjesa tjetër për pagesat në valutë që kryen Qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›