E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarri shkrumbon një banesë, digjet i gjallë kryefamiljari i paralizuar

Tiranë, 31 janar NOA/UPDATE Flakët e zjarrit
djegin të gjallë në banesë një 65-vjeçar të paralizuar.

Zjarri nisi në orët e para të ditës së sotme në
një banesë private pranë shkollës së mesme Partizani në Tiranë duke shkrumbuar
bashkë me të edhe kryefamiljarin Pajtim Zeqo 65-vjeç.

Burime nga policia thanë se sapo kanë diktuar
flakët e zjarrit të cilat përhapeshin me shpejtësi banorët e shtëpisë kanë dalë
menjëherë për të shpëtuar.

Shtëpia e përbërë më së shumti prej druri rrezikonte
çdo person që afrohej duke bërë të pamundur shpëtimin e kryefamiljarit i cili kërkonte
ndihmë nga shtrati në pamundësi për të lëvizur vetë për shkak të sëmundjes së paralizës.

Forca të shumta policie dhe ato të zjarrfikëses
e kanë parë të pamundur ndërhyrjen në ambientet e brendshme të banesës për të shpëtuar
65-vjeçarin pasi trarët e shtëpisë lëshoheshin një nga një nga flakët e
zjarrit.

Pas shuarjes së zjarrit policia ka gjetur në gërmadha,
65-vjeçarin e shkrumbuar.

Burime nga policia thanë se po punohet për
zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe aktualisht dyshohet për një shkëndijë
elektrike.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›