Starton në 21 prill "Festivali Muzikor i Tiranës"
Edicioni i pestë i "Tirana Music Festival" i organizuar nga Akademia Muzikore Ndërkombtare e Peruxhias dhe Akademia e Arteve të Tiranës starton në 21 prill me një javë koncertesh dhe masterklasesh për studentët shqiptarë të Konservatorit. Drejtuesit Artistikë të Festivalit Marsida Koni dhe solisti italian Piero Vinçenti prezantuan platformën e edicionit të pestë të festivalit që kësaj here pavarësisht krizës ekonomike arriti të realizohej falë dëshirës dhe vullnetit të mirë të organizuesve.
Festivali Muzikor i Tiranës është pjesë e stinës italo shqiptare dy popuj një det një miqësi të prezantuar nga drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Flavia Di Baldi dhe nis me koncertin e Orkestrës Frymore "Big Band" të Akademisë së Arteve dirigjuar nga artisti Fatos Qerimi.
Festivali vijon në mbrëmjet e datave 25, 26, 27 dhe 28 prill në sallat e Akademisë së Arteve me koncertet e pjesëmarrjes së Masterave, Grand Galla të Docentëve, Koncert i Pjesmarrësve të Masterave në Universitetin Kristal dhe Koncertin për piano dhe violinë të artisteve Anila Kraja dhe Fatma Spahiu nën kujdesin e vecantë të znj. Liri Berisha. Për studentët dhe artistët shqiptarë këtë vit akademik parashihen në total 12 bursa studimi si dhe për pjesëmarrje Festivalin Veror dhe Ndërkombtar të Umbrias në Itali.