E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i PPE, Berisha takon liderët e djathtë europianë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë edhe sot në Samitin të Partive Popullore Europiane, ku është takuar me një sërë personalitete të rëndësishme të politikës europiane. Në takimet e tij me Josef Daul, Jousy Buzel, Wilfried Martens, Samaras etj., Berisha ka diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë Josef Daul, kreu i grupimit të djathtë të Partive Popullore Europiane, u shpreh se “ Gjëja kryesore është demokracia dhe respektimi i rekomandimeve që do ta çojnë vendin drejt Europës”. Gjithashtu , Berisha ka takuar në këtë samit ministrin e Jashtëm të italisë Franko Fratinin deh ish-kryeministrin Italian, Silvio Berluskonion, të cilët i shprehën përkrahjen e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ministri i Jashtëm italian tha se Shqipëria e meriton anëtarësimin dhe shtoi se kundërshtari i Berishës, Edi Rama ka bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›