E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, Gjermeni: Përzgjedhja pa parapëlqim

Deputetja Englantina Gjermeni, reagoi sot pas disa shkrimeve të publikuara në media, ku një prej kandidatëve ka shprehur pakënaqësi rreth përzgjedhjes së kandidaturave.

“Zt. Besim Ndregjoni dëshironte të konkurronte dhe këtë ma shprehu drejtpërdrejtë. Unë nga ana ime e sigurova zotin Ndregjoni më shumë se një herë, se komisioni ynë s’ka asnjë parapëlqim dhe asnjë paragjykim, por ka përgjegjësinë ndaj opozitës dhe ndaj publikut të nxjerrë kandidaturën që gjykon më të përshtatshme në fund të procesit”, sqaroi ajo. Sipas Gjermenit, kandidati në fjalë e ka depozituar aplikimin me vonesë dhe megjithatë, është pranuar, për shkak se i përket shtresës së ish-të përndjekurve politikë.

“Jemi shumë të keqardhur të gjithë që tolerimi ynë në procedurën e depozitimit të dosjes për arsye besoj plotësisht të mirëkuptueshme nga publiku për rastin e zotit Ndregjoni, u bë shkak për një prononcim nga ana e zotit Ndregjoni që fatkeqësisht nuk përputhet me të vërtetën”, vijoi ajo.

“Shpresojmë që zoti Ndregjoni të shkojë deri në fund të garës, duke e rigarantuar atë dhe të gjithë kandidatët dhe kandidatet në konkurim se përzgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër përveç paraqitjes së secilit”, shtoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-08 14:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›