E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Konsensusi i arritur zbatim i 12 kritereve

Deklarata u bë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një takimi me delegacionin e Parlamentit Evropian.

Presidenti  vlerësoi se ngritja e Komisionit “ad hoc” për Reformën Zgjedhore dhe Grupit të Punës për rishikimin e rregullave të Kuvendit, si dhe votimi në Komisionet parlamentare të disa kodeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, shënojnë zhvillime pozitive që i hapin rrugën zbatimit të 12 përparësive të Komisionit Evropian”, - ndërsa theksoi faktin se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është kthyer në një program pune për institucionet shqiptare, për të avancuar më tej agjendën evropiane.

Gjatë takimit, Topi ka shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë dhe asistencën e plotë që Bashkimi Evropian, përmes përfaqësuesve dhe strukturave të tij i jep Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në zgjidhjen e situatave që influencojnë drejtpërdrejtë procesin e integrimit evropian të vendit dhe që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë, institucioneve dhe shtetit ligjor, si dhe reformat kyçe. “Ne e konsiderojmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, i cili nëpërmjet realizimit të reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-08 15:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›