Eurodeputetët në Tiranë, Kukan: Arrini reformat e duhura

Ai dhe delegacioni që e shoqëronte i përbërë nga eurodeputetët, zhvilluan një takim me presidentin e vendit Bamir Topi dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Gjatë takimit, Kukan dhe eurodeputetët e tjerë ndanë me Kryetarin e Shtetit të njëjtin mendim sa i përket bashkëpunimit politik mes palëve, për të cilin thanë se shpresojnë që të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave madhore të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.
"Jemi shumë të lumtur që po vijnë lajme shumë pozitive nga Shqipëria. Arritja e marrëveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5 janë hapa inkurajues dhe konkrete. Shpresojmë të vijohet në këtë klimë, në përmbushje të aspiratës integruese. Mesazhi i takimit tonë me ju është se Parlamenti Evropian mirëpret marrëveshjet e arritura mes partive politike. Jemi të lumtur që këto marrëveshje u arritën në Parlament”, mësohet të ketë thënë Kukan gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.
“Ne vlerësojmë kontributin tuaj, si Kryetare e Parlamentit, rolin tuaj pozitiv dhe duam të besojmë se kjo klimë do të vijojë. Kemi ardhur këtu t’ju rikonfirmojmë se në Parlamentit Evropian gjërat po lëvizin pozitivisht për Shqipërinë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë që kjo atmosferë të vijojë në këtë trend pozitiv”, shton ai.
Anëtarët e delegacionit të PE-së thanë se “kemi arsye të besojmë se për Shqipërinë do ketë gjuhë pozitive. Zhvillimet pozitive ekonomike në Shqipëri në këtë kohë të një krize të paprecedent në eurozonë, ju japin mundësi të mëdha. Roli juaj dhe i Shqipërisë në rajon janë fondamentale për ne”.
Procesi i zgjerimit të BE-së- vijuan eurodeputetët-“është i papërfunduar dhe pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ky proces nuk do të ishte i mbyllur. Parlamenti Evropian ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fortë i zgjerimit të BE-së”.
Delegacioni ndodhet në Tiranë, në kuadër të takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri (SAPC). Në përbërje të delegacionit janë Eduard Kukak (Kryetar EPP Sllovaki), Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (S-D Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi). Gjatë së premtes pritet të zhvillohet takimi i katërt ndërparlamentar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së. /S.Ll/Start/
2011-12-08 14:04