Të ardhurat e shqiptarëve, Rama replika në distancë me Berishën
TIRANE – Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka replikuar në distancë me kryeministrin Berisha, lidhur me deklaratat e këtij të fundit një ditë më parë, gjatë një interviste televizive.
Kryeministri Berisha deklaroi se të ardhurat për frymë në vendin tonë janë 9 mijë dollarë. Por kjo deklaratë përcillet me ironi nga kryesocialisti i cili shkruan në “Twitter”. “Sapo i çoi 9 mijë USD të ardhurat për frymë Saliu, dmth familja shqiptare me 4 vetë 36 mijë USD në vit, pra 3 mijë USD në muaj për familje!!!”- përfundon mesazhi i Ramës.
(er.nu/BalkanWeb)