Tirane, kopshtet dhe shkollat me lageshtire
Nxenesit dhe femijet e vegjel te kryeqytetit mesojne ne kushte jo fort te mira per shkak te lageshtires por edhe per shkak te problemeve higjenio- sanitare. Edhe pse viti i ri arsimor ka nisur prej 4 muaj serish ne pjesen me te madhe te institucioneve arsimore nuk eshte vene dore. Inspektimet me te fundit te Autoritetit Shendetesor Rajonal, flasin se nga 200 shkolla, kopshte dhe cerdhe te kontrolluar ne dy muajt e fundit ne 141 prej jane lene serish detyra, pasi jane konstatuar probleme. Sipas drejtoreshes se ketij autoritetit, Liljana Ramasaco shkolla dhe kopshte me periferike jane dhe me problematiket. Ndersa vendim per mbylljen e ndonjeres prej tyre gjate ketyre inspektimeve nuk eshte marre. "Jane kontrolluar rreth 200 shkolla, kopshte, cerdhe dhe jane lene 141 proces-verbale per detyra ne drejtim te kushteve higjeno-sanitare perseri. Jane marr rreth 130 shkalle pastertie per keto subjekte, te cilat kane rezultuar pa problematika. Nuk ka pasur as vendim mbyllje provizore as vendim mbyllje definitive, pasi kushtet jane te pranueshme por qe duhet te nderhyhet", tha Liljana Ramasaco, Drejtore e Autoritetit shendetesor rajonal. Nga ana tjeter, Ramosaco thote se nese nuk merren ne konsiderate detyrat e lena ne nje kontroll te dyte nuk perjashtohet mundesia per mbylljen e tyre. Ne fillim te vit shkollor ne muajin shtator, disa shkolla dhe kopshte rriskuan te mos hapeshin, po fluksi i femijeve dhe nxenesve detyroi autoritetet arsimore te vendosnin hapjen e tyre me premtimin se ne muajt ne vazhdim do te merreshin me rikonstruksionin e tyre, por me sa duket puna ende s'ka nisur. Nga ana tjeter, Ndermarrja e nr 1 cila eshte ne varesi te Bashkise se Tiranes, cdo vit parashikon se ne cilat institucione arsimore duhet te nderhyhet duke bere rikonstruksionet por edhe riparimet e nevojshme. Pavaresisht se gjate viteve te fundit nje sere institucionesh arsimore jane rikonstruktuar, mbingarkesa e tyre me nxenes ka bere qe ato shume shpejt te rikthehen ne gjendjen e meparshme, duke detyruar ASHR-ne te lere keto rekomandime.
Buxheti i bashkise, punime ne dy shkolla te medha
Per vitin 2012 Bashkia e Tiranes ka parashikuar ne buxhetin e saj edhe ndertimin e shtate shkollave te reja. Ndera eshte parashikuar edhe ndertimi i dy prej shkollave me te hershme dhe te medha ne Tirane. Ne buxhet jane parashikuar te ndertohen ne vend te dy shkollave 9-vjecare dhe konkretisht, asaj "Servete Maci" dhe "Hasan Tahsini", dy shkolla te mesme. Ketu vlen te theksohet se vetem pak muaj me pare pati protesta te medha nga prinderit, pas nje vendimi te dale nga drejtoria arsimore, per mbylljen e tyre dhe kthimin ne ambiente per shkollat e mesme. Sipas buxhetit te Bashkise, eshte parashikuar qe per arsimin parauniversitar dhe edukimin jane parashikuar 1.1 miliarde leke, ose 16 % te totalit.