E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidenca, Topi e ktheu ne seline e nje particke

Bamir Topi ka shkelur programin e PD, ligjet dhe Kushtetuten, ne ushtrimin e detyres, duke e perdorur Presidencen per qellime politike personale. Akuza e forte, nga kryeministri. Pohimi: Partickat e vogla nuk e demtojne mazhorancen. Dhe konstatimi: Topi ne vizitat e tij, pritet si nenkryetar i PS

Zoti Topi gjate presidences se tij ka ndermarre nje seri aktesh te papajtueshme kryekeput me programin e PD, ka shkelur disa nga parimet e medha programore te saj dhe faktikisht po dekonstitucionalizon institucionin e Presidences duke e shnderruar ate ne seline e nje particke te vogel, cka nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e nje vendi. Akuza e forte vjen nga kryeministri Sali Berisha, ne nje interviste te drejtperdrejte qe dha mbreme ne televizionin Ora-News. Z.Berisha ka komentuar zhvillimet me te fundit politike ne vend duke u ndalur gjate ne ate me aktuale, ceshtja e presidentit ne ikje dhe atij qe pritet vitin e ardhshem. Kreu i qeverise ka rikonfirmuar qendrimin e mazhorances, e cila nuk do te kandidoje Bamir Topin me per President. Kurse dhe eshte shprehur se PD dhe mazhorances nuk i mungojne potenciale per te zgjedhur kreun e shtetit. Ne lidhje me idene e krijimit te nje partie te re nga Bamir Topi, kryeministri eshte shprehur i prere se "partickat e vogla nuk e demtojne mazhorancen". Por Berisha evidenton se z.Topi ka shkelur ligjin dhe Kushtetuten duke e kthyer Presidencen ne nje zyre particke ende pa i mbaruar mandati. Gjithashtu Kryeministri eshte ndalur edhe ne marredheniet e tij me kryetarin e opozites Edi Rama duke deklaruar se kanalet e komunikimit mes tij dhe Edi Rames nuk kane munguar asnjehere.

Po leme pas 2011 si kryeminister dhe politikan cfare note do ti vitit ketij viti edhe shqiptaret edhe per qeverine qe ju drejtoni?

Per Shqiperine dhe shqiptaret, ky eshte viti i rivendosjes se plote te dinjitetit te tyre levizjes se lire. Dinjiteti njerezor, eshte thelbi, eshte esenca dhe kuintesenca e lirive te njeriut. Ne kete kontekst nje nga lirite baze me themelore baze te njerit eshte liria e levizjes. Liri te cilen ne rrafshin me te gjere, shqiptare e paten kete vit dhe levizen te lire ne te gjithe zonen Shengen dhe mendoj se ky vit ka qene viti ne te cilen shqiptare jane ndier me te lire se kurre ne historine e tyre.

Debati politik nuk ka munguar pavaresisht perafrimit te integrimit. Po flas per ceshtjen me aktuale. Topi tha se nuk do te synoj me mandati dhe kjo do te thote se ia do te rikthehet aktiv ne politike nje koment per kete deklarate?

Kjo deklarate vjen pasi gati dy javesh qe une a bera te qarte shqiptareve se ia nuk do te jete me kandidat i kesaj shumice. Keshtu qe do te kishte qene me e mbare sikur deklarata te vinte te pakten 3 jave me pare. Megjithate me mire vone se kurre, natyrisht nuk behet fjale qe ai te mund te ishte kandidat i shumices. Zoti Topi gjate presidences se tij ka ndermarre nje seri aktesh do te thosha te papajtueshme kryekeput me programin e PD. Ka shkelur disa nga parimet e medha programore te saj dhe faktikisht po dekonsitucionalizon institucionin e presidences duke e shnderruar ate ne seline e nje particke te vogel, cka nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e nje vendi.

Kur thoni e ka shkelur parimet e PD, konkretisht cilat jane?

Nuk ka pasur detyrime statutore te PD, ai i ka lene keto detyrime dhe eshte larg funksioneve partiake, vetem disa shembur se refuzimi qe i beri ligjit te lustracionit ky i djathte qe kendonte majtas, implikimi i tij ne ngjarjet e 21 janarit dhe nje seri qendrimesh te tjera pa asnje baze, sepse kjo parti dhe kjo shumice ka deshmuar ndaj tij vetem besim dhe mirebesim. Ka nje moment ne qendrimin e njeriut, ajo qe quhet njerezi, ka ne thelb dhe theksi i saj eshte mirenjohja, nuk eshte fjala ketu ndaj meje, se une nuk ndertoj asgje mbi baze raportesh personale dhe kjo eshte e faktuar, pro ndaj atyre qe te moren dhe te vendosen ne besim te plote ne karrigen me te larte te shtetit, tregove se kishe zero njerezi. Ne kete kontekst mendoj se le ta leme dhe keto muaj qe i kane mbetur, pavaresisht se e ke shnderruar ne seli te nje partize, ka percaktuar dhe nenkryetaret dhe e shfrytezon duke demtuar thelle funksionet e kryetarit te shtetin. Ne Shqiperi, jane ceremoniale, po ceremonialet jane te nderit te kombit. Ai qe ka funksionin ceremonial ka funksion te nderoje ne emer te kombit. Por nuk jane vetem ceremoniale, de fakto dhe de jure, ne ligjet e vendit Keshilli i Larte i Drejtesise eshte qeveria e drejtesise, eshte ekzekutivi qe i kontrollon, transferon i emeron dhe shkarkon. Te gjitha keto nje pushtet, qe duhet te jete teresisht i pavarur dhe qe perjeton sot ditet me te veshtira te ekzistences, sepse sundohet nga nje parti e vogel. Nga nje parti qe nuk eshte as 1%, qe e provoi veten ne regjistrim. Partia faqezi, ajo eshte partia. Ne Shqiperi jane 60 parti dhe jane te mirepritura dhe 60 te tjera, por brenda rregullave. Sepse kur individe te caktuar uzurpojne institucione shteterore, pse nuk japin doreheqjen? Jo te bejne ate qe bejne me keto dy institucione me institucionin presidences dhe me KLD. Ky eshte problemi, sepse njeriu i qyteteruar qe ka nocionin me elementar te shteti dhe te ligjit, nuk mund ti lejoje vetes, qe nga kreu i KLD, i pushtetit me te rendesishem te vendit, them me i rendesishem sepse eshte pushteti, me te cilin lidhen me shume se me cdo gje tjeter lirite dhe te drejtat e qytetareve, kthehet ne particke te vogel te sharlataneve, te cilet moren pergjigjen me themelore ne censusin e ketij vendi. Por kjo periudhe eshte nje periudhe e shkurter, natyrisht institucionet do te rivendosen perseri ne kushtet e kushtetutshmerise se plote.

Sa e kuptuam ju iu referuat zotit Spahiu, por po jua bej pyetjen direkt a eshte pergjegjes zoti Topi per kete situate, ne drejtesi?

Une mendoj se pergjegjesite per situaten aktuale te drejtesise ne kete sistem jane para se gjithash dhe mbi te gjitha te qeverise se drejtesise, te KLD. Dhe mendoj se ky institucion sipas dokumenteve te pa kontestueshme nderkombetare ka pergjegjesi te medha per situani aktuale ne sistemin tone te drejtesise, pro serish nuk ka vend per deshperim. Kushtetua eshte nje ligj i shkelqyer i vendit, ligjet jane shume te mira individ te caktuar abuzuan me to, ne muajt e fundit te mandatit, le te vazhdojne ndonese duhet te them ketu se rasti eshte i paprecendete.

Kur thate pak me pare se Topi e kishte ate besim qe ia dha PD dhe ajo pjese e mazhorances qe e votoi 5 vjet me pare. Ka qene nje sjelle e tille e paramenduare z. Topi apo dicka ndodhi, ndryshoi rruges?

Nuk eshte ketu zoti Topi dhe PD, eshte raporti zoti Topi me qytetaret shqiptare, te cilin nuk mund te kene ne presidence e vendit nje particke te vogel ne vend te nje institucioni kushtetues, ketu eshte problemi madhor dhe cdo njeri qe ka alfen e kushtetues dhe te ligjit nuk mund te pranoje nje gje te tille. Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare. Ne nje Republike Presidenciale, presidenti eshte drejtues i partise, mund te kete nje drejto apo kryetar por de fakto ai drejton partine e tij se e ka makine elektorale dhe i duhet ne proceset elektorale ne vazhdim. Ne Republike Parlamentare, presidenti drejton presidencen e vendit, si simbol i nje mirekuptimi me te gjere te mundshem, i nje qendrimi sa me te balancuar, por jo armiqesor ndaj mazhorances, sepse cdo qendrim armiqesor ndaj mazhorances te nxjerr jashte Kushtetutes. Mazhoranca, eshte formacioni i autorizuar me kushtetute per te qeverisur vendin. Ajo merr persiper pasoja e mire apo keq qeverisjes, paraqitet tek zgjedhesit perpjekjet per t'i futur thika dhe pyka, jane te gjitha antiligjore dhe antikushtetuese, por jane te parendesishme. Mora vesh se u tha dhe juve se nuk do te takohemi me dhe ju u permalluat shume.

Duke pasur parasysh dhe deklaratat e zotit Topit, po qendrojme pak se ndoshta eshte argument qe merr diskutim. Topi tha se fillimi i ftohjes me mazhorances dhe me ju si lider i mazhorances ka qene pas ndryshimeve kushtetuese, Topi tha se nuk i eshte marre mendimi dhe nuk eshte diskutuar me te per kete ceshtje?

Ndryshimet kushtetuese, jane ndryshime qe kerkojne 2/3 e parlamenti dhe keto ndryshime qe u bene, u bene me nje konsensus te plote, te madh te dy partive kryesore. Neqoftese zoti Topi nuk e gjente veten ne kete konsensus te gjere te dy partive kryesore ai kishte nje te drejte te bente perpjekje per referendum per ta bllokuar kete proces, por ne rrafshin personal, ne rast se flet mazhoranca kushtetuese, as Kryeministri, as Presidenti, as Kryetari i Parlamenti nuk ka, dhe nuk mund te kete nje ze te vecante. Nuk i mbetet asgje, vecse te respektoje vullnetin e mazhorances kushtetuese mbi 2/3, qe ka sovranitetin, sepse ka marre sovraniteti eshte mbartese e sovranitetit te qytetareve. Kushtetuta nuk eshte as kujtime, as shkrime gazetash, kushtetua eshte ligji themelor i vendit. Ne rast se dy partite e medha vendosen per nje ndryshim ne interesin me te mire te vendit, mendoj se zoti Topi duhet te gjente diku veten e tij por nuk e gjeti, por mazhoranca kushtetuese nuk mund te merret me interesa te ngushta personale te ketij apo atij.

Ne media keto dite eshte lexuar se ka nje skenar per ta bllokuar presidentin Topi ne kthimin e politikes ku se kane pritur perfaqesuesit e PD?

E kane pritur perfaqesues te PS, kush po e bllokon. E kane pritur te gjithe perfaqesuesit socialist, absolutisht shume me mire se Mimi Kodhelin, e kane pritur si nenkryetar te PS, sepse e pane qe votoi per kryetarin e tyre, nuk ka asnje pengese, pritet kudo, qe ka perfaqesues socialist dhe kjo eshte normale. Topi kudo e ka gjetur te shtruar nga qeveritare socialiste, nuk ka asnje rendesi, do te vazhdojme.

Me termin qe perdoret particke nenkuptoni faktin se kjo parti nuk do te perbeje asnje rrezik per mazhorances?

A nuk beri partia e tij propaganden me primitive kunder censusit. Partia e tij, nenkryetari i tij, a mund te ndodhe ndonjehere ne nje vend, qe te realizohet censusi, nje proces madhor, kryhej njehere ne 10 vjet dhe nenkryetari i presidentit, t'i bjere Shqiperise kryq e terthore, me sloganet nder me primitivet, mjerisht te drejtuar kunder pakicave. Imagjinoni nje zedhenes i Presidentit qe cirret kunder pakicave, se cdo te thote kjo per institucionin kryesor te vendit, dhe presidenti heshti si fija e barit dhe se ka shqiptuar deri me sot fjalen census, sepse zedhenesi i tij thoshte se censusin, po e realizojne serbe e grek. Kur ky census ishte me i mire ne historine e vendit, sepse ishte censusi me i lire i kryer ne liri te plote. Ky eshte censusi qe shprehu nje realitet te ri per shqiptaret. Vetem nje fakt do te them ne kete vend, ky census thote se jane 330 mije familje shqiptare, qe kane me shume se nje banese. Ky census u thote shqiptareve se eshte krijuar klasa e mesme, e cila ne vitit 2001 ishte fillestare. Dhe eshte shumefishuar kjo klase e mesme krahasuar me vitin 2001 mbi 6 here, ne kete periudhe dhe kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme. Ky sistem eshte bazuat teresisht ne klasen e mesme. Ky sistem lufton varferine, perpiqet te krijoje mekembje. Sa me e gjere klasa e mesme aq me solide baza e tij dhe kjo eshte e dhena e pare tij. Tregoi se nga 740 mije familje shqiptare, prej tyre 330 mije kane me shume se nje banese. Ne vitin 1993 ne kemi privatizuar per 8 muaj te gjitha apartamente e Shqiperise qe ishin 220 mije. Ne nje hark dhjete vjecar jane ndertuar 280 mije banesa, pra shume me teper sesa c'ishin ndertuar banesa gjate mbreterise dhe diktatures te marre se bashku. C'tregon kjo? Tregon se keta njerez me lumenjte e tyre te djerses, po ndertojne nje te ardhme te sigurt dhe ky eshte censusi. Sesi mund te ngrihesh kunder kete e di vetem Topi dhe njerezit e tij.

Ka pasur gjate ketyre viteve tentativa dhe perpjekje per te gjetur nje rikthim te paqes mes jush?

Une nuk bej lufte me njeri, jam zyrtare nuk jam luftetar. Une ndjek detyren time nuk bej lufte me njeri.

Kontakti i fundit me zotin Topi?

Ne festen e flamurit dhe te clirimit, nuk kam pengesa personale me asnje njeri jam jashte atij koncepti.

Deklarata e Topit sjell argumentin se nuk do te rikandidoje, sjell diskutimin e emrit te ri, jane diskutuar emra te rij por ka pasur dhe kandidatura te veteshpallura sic eshte ajo e zotit Nano. E keni menduar sesi do te jete dhe cfare presidenti do te kemi, sepse keni tagrin ta zgjidhni si mazhorance?

Do te jete nje zgjedhje kushtetuese, ne perputhje me kushtetuten e ketij vendi. Kjo nuk ka asnje medyshje ne cdo kohe une kam dhe do te kem si udherrefyes kryesor kushtetuten. Politika eshte dallim, ata qe perpiqen ta paraqesin politike konsensus te vertete eshte nje mashtrim i madh, ne se e nenkuptojme konsensus te madh. Politika eshte dallim dhe ne dallim ajo permbush misionin saj. Momente te caktuara bie ne kompromis, por politika konsensus nuk eshte. Eshte kompromis eshte marreveshje. Per nje shoqeri dhe nje vend marreveshja me e gjere eshte Kushtetuta, ajo eshte kontrata e qytetareve me shtetin ajo eshte kontrata e shtetareve me shtetin, ndaj dhe une qendroj gjithnje nen te. I perkulem asaj, por sic eshte faktuar ne menyre te perseritur nuk kam pranuar te bej kompromise per dhunimin e saj. Nuk kam pranuar dhe nuk do te pranoj, qe ne Shqiperi apo jashte saj, te tentohet te rishkruhen nenet e saj, jo, kushtetuta eshte demokratike, kjo kushtetuat do te respektohet. Ky vend kaloi kete vit situata te veshtira, pro i kaloi teresish brenda rendit kushtetues, i kaloi teresisht ne respektim te kushtetutshmerise se vendit. Imagjino zhurmen qe u be per votat, cili eshte sot rezultati i saj. Rezultati i saj u numerua cdo vote, nje detyrim madhor kushtetues. Shqiperia pati sistemin e saj te drejtesise, gjykaten e zgjedhur bashkerish, e cila gjykoi ne validitet te ketyre votave dhe ne Rekomandimet e Keshillit te Evropes, Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, ato konsideron vota te vlefshme. Dhe ne rast se opozita ka vullnet te votoje per kandidatet tane do te kete vleresimin me te madh.

Kur thate se i drejtoheni kushtetutes kjo nuk perjashton ate qe Ram la te kuptoje nje president konsensual?

Nese zoti Rama merr persiper te votoje kandidatin e mazhorances une kete e vleresoj. Nje dore e shtrire nuk kthehet, por une po qartesoj se presidenti do te zgjidhet me kushtetuten e vendit dhe do te jete kandidat i mazhorances.

Kjo e perjashton Fatos Nanon?

Une i kam bere te qarta qendrimet e mia. Ky vend nuk mund te behet nese nuk konsolidohen kushtetuten e tij, ne qofte se faktoret e rendesishem nuk kuptojne qe jane nen kushtetuten. Me zotin Rama ne rame dakord qe presidenti te zgjidhet 50+1, cka i dhame mundesi kushtetutes te funksionoje, se ndryshe vendi duhet te shkohej ne zgjedhje. Tani qe ne e sollem ate ne parametra perendimore sic eshte kushtetuta gjermane, italiane e ndonje tjeter, tani kerkohet te rikthehemi tek varianti grek, qe e coi Greqine ne zgjedhje. Greqi me nje tradite me te hershme demokratike se ne, presidentin e fundit e zgjodhi duke shkuar ne zgjedhje, sepse partia opozitare i tha se une kete presidente do ta votoj por pasi te provohemi ne zgjedhje. Tani qe ta bejme presidentin pre te ambicieve politike, te kesaj dhe asaj force dhe te fusim vendin ne zgjedhje, ne nje kohe kur ai ka funksione simboli, une mendoj se keto ndryshime ishin te dobishme dhe ju qendroj atyre.

Zoti Rama eshte bere pishman?

Ne fakt pishmanli i madh eshte, pro ajo eshte puna e tij

Meqe jemi te kjo ceshtje eshte folur dhe emri i Topallit meqe thate se do jete nje kandidat nga mazhoranca, apo do kemi nje emer surprize?

E kam theksuar, cdo drejtues i PD, ne vleresimin tim i ka kualitetet, per te qene minister, kryeminister, president dhe ne funksionet e larta te shteti. Por te garantoj se ne mendjen time nuk ekziston asnje edhe nje kandidat i vetem per postin e presidentit dhe kemi nje afat kohor, 6 mujor, keshtu qe une nuk kam pse ti pararend percaktimeve kushtetuese per kete gje.

Flasim per nje marredhenie qe tre vitet e fundit ka qene e veshtire mes mazhorances dhe opozites, pra kujtojme bojkotin e opozites, kerkesen per hapjen e kutive, tensionin e 21 janarit. Cfare hendeku e ben kaq te veshtire kete komunikim mes mazhorances dhe opozites?

Une mendoj qe se pari te ndalemi a eshte kjo ceshtje komunikimi. Vetem nga muaji tetor-nentor i vitit 2009 nese nuk gaboj, une kam pasur takime me Ramen. Nuk ka qene problem komunikimi dhe takimi, sepse ne e ruajme ne menyre konstante dhe une dhe ai, sa here qe e gjykojme te nevojshme qe te komunikojme ne te dy, ne i kemi kanalet tona te komunikimit dhe kjo eshte gje normale dhe une personalisht nuk heq dore nga kjo.

Komunikime direkte?

Nuk ka rendesi, jane komunikime te besueshme. Ne raste se une autorizoj nje bashkepunetor timin te komunikoje me nje bashkepunetor te Rames, kjo perben nje kanal komunikimi dhe nuk e kam vene ndonjehere ne dyshim. Nuk kemi te bejme me problem komunikimi, nuk kemi te bejme me probleme personale. Ne keto dy dekada me kane cliruar mua nga cdo gje personale. Nuk eshte ne axhenden time faktet personale, problemi themelor qendroi ne faktin se Rama pasi humbi zgjedhjet, qe besonte se do i fitonte dhe ne statut e kishte shkruar, qe kur partia humbe zgjedhje kryetari largohet u ve ne situaten me te veshtire dhe mori ndryshoi statusit. Kur partia humbet zgjedhjet kryetari nuk largohet. Por e verteta eshte se ka kryetar qe largohen dhe ka kryetar qe nuk largohet dhe kjo ndodh edhe ne vendet edhe me demokratike, nuk eshte ky nje standard i prere. Me pas midis procesit te analizes se humbjeve dhe procesit te mbrojtjes me cdo kushte, te nje fitore imagjinare qe se kishte pasur kurre zoti Rama zgjodhi te dyten, provoi gjithcka per te rre4zuar nje qeveri legjitime, te gjitha format, grevat qesharake, 1734 protesta qe nga 2005 te marra se bashku, qindra protesta para dritareve te kryeministrise. Provoi forcen per te permbysur nje qeveri legjitime. Erdhen ne zgjedhje i 8 majit, i shpalli ato si plebishit kunder qeverise, mori 141 mije vota me pak ne shkalle kombetare 10097 vota me pak ne Tirane. Kerkoi me cdo kush te mos numerohej vota, por gjithcka u ben sipas ligjit. Une i ofrova Rames maksimumin e asaj qe mund ti ofroja brenda kuadrit kushtetues disa parimeve jo te shumta te paktat por te cilat une nuk pranoj ti thyej ndonjehere, sepse ndihem nen to. Rama i refuzoi te gjitha. Sot eshte nje situate normal, e mbi ate baze qe ishte ofruar Rames nga viti 2009 deri me sot pike per pike e fjale per fjale. Por dy vjet me radhe nuk sherbente tani sherben, nje vit e gjysme la bosh vendin e Avokatit te Popullit, e solli ia votuam, por kete plotesim mund ta bente me pare. Une nuk i thash se mazhoranca do te sjelle 4 kandidatura dhe mund ti thosha dhe ju zgjidhni kete qe doni, por nuk ia ofrova i thash te sillte kandidaturen e tij nuk e solli nje vit e gjysme, sepse ai zgjodhi platformen politike te demtoje Shqiperine qe te vije ne pushtet. Por me zgjedhjet e 8 majit u faktua se vertet vendin e demtoi, por vendi nuk mund te jete kurre, vetem ne duart e nje force politike dhe e nje qeverie, pluralizmi eshte lokomotiva e zhvillimeve. Po u vendin e demtoi , nuk demtoi qeverine por ne rrafshin elektoral demtoi veten tij. Pasi humbi nxori konkluzion erdhi ne parlament, uroj te vazhdoje, por zoti Rama nuk do te mund te marre penge per asgje kete vend. Jemi ne procesin e integrimi ky proces kerkon 2/3 jam i vendosur te bej gjithcka, qe ky proces te ece, por nese zoti Rama mendon, se meqe mazhoranca nuk ka ne dore 2/3 vendos ta bllokoje qe neser, po te doje?! E them kete sepse do ta zgjidhin shqiptare, jane shqiptaret qe e zgjidhin problemet e tyre. Kur nje njeri tenton te marre peng ata dine te japim pergjigje si me 8 maj. E rendesishme eshte te funksionoje ligji, e rendesishme eshte te funksionoje kushtetuta dhe shteti ligjor. Ky proces ngadalesohet, por duke i denuar ligjin dhe kushtetuten, duke i shnderruar ato ne teka te nje njeriu dhe dy njerezve absolutisht ky proces mund te beje nje proces momental por nuk ka kurre nje te ardhme te sigurte.

Si i i vleresoni arritjet qe jane bere gjate ketyre viteve?

Arritjet Qe nga ai vet deri sot hapur jane hedhur. Shqiperia eshte vend anetar i aleances se Atlantikut te Veriut dhe kjo eshte Shqiperia eshte nje vend me nje kontrate me BE, kane filluar shqiptaret te levizin te lire ne gjithe Evropen, procesi i integrimit,qe eshte me madhori per kete shekull eshte kompleks qe kalon ne nje univers reformash. Mendoj se ne Shqiperi ne fusha nga me te ndryshmet kane pasur ecuri nder me te medhate. Nuk ka sot ne asnje vend tjeter qe te kete arritur ne hark kohor te dhjeterafishoje te ardhurat e tij. shqiptaret e kane nisur kete rruge me 204 dollare. Sot jane me mbi 9 mije dollare per fryme.

Cfare ndodhi qe ndryshoi qendrimi?

Humbi zgjedhjet, ndryshoi statutin, humbi prape zgjedhjet shkroi "Kurbanin".

Ndryshimi i sistemit elektoral ?

Nuk kam prirje te jam i hapur per ndryshimin e sistemit. Sistemi eshte nje nga ligjet me te rendesishme te vendi dhe ta nderrosh sipas qejfit cdo 4 vite kete nuk e beje. Vetem ne respekt te sistemit, para 4 vitesh i kam thene zgjidh cilin do sistem qe te duhet. Ky sistem ka nje gje te mrekullueshme dhe eshte perfaqesimi rajonal, sepse me perpara perfaqesoheshin vetem me deputetin qe merrte me shume, sot ka deputete te PS nga Kukesi. Disa gjera nuk mund t'i beje sic i teket z. Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›