E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Njut Gingriç tërhiqet nga gara republikane

SHBA- Ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Njut Gingriç, përfunduar zyrtarisht fushatën e tij për nominim të kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në muajin nëntor.

Duke e shpallur këtë vendim, ai ka premtuar se do të ndihmojë që Barak Obama të mos rizgjidhet, duke theksuar se Obama është “presidenti më radikal majtist, në historinë amerikane”, raporton Europa e Lirë.

Tashmë në garën e republikanëve ka mbetur ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, i cili pothuajse e ka të sigurt nominimin, dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›