E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Reformë në gjyqësor dhe luftë ndaj korrupsionit

18-10-2011 / Gazeta 55

Brukseli përsërit detyrat për klasën politike – kufizim të imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe plotësimin e 12 rekomandimeve

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi ka folur për rëndësinë e e kufizimit të imunitet në Konferencën për Sistemin e Imuniteteve. Ambasadori i BE-së Etore Sekui tha se Bashkimi Evropian ka financuar 4.4 milionë euro për projektet e imunitetit. “Duhet reforma në gjyqësor dhe luftë ndaj korrupsionit, para anëtarësimit në BE”- deklaroi Sequi. Ambasadori Sekui tha se edhe Raporti i Progresit flet për imunitetet, duke theksuar se Europa është këtu për t’ju ndihmuar, por për të ecur përpara duhen përpjekje shqiptare. Sequi tha se duhet të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet.
Ai kërkoi të ketë marrëveshje të gjerë mes forcave politike. “Sundimi i ligjit ka nevojë për bashkëpunim politik, Evropa është këtu, e gatshme t’u ndihmojë”, tha Sequi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›