E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e burgjeve Nishani: “Gardianët telefona në burg për Delijorgjin”

Autori i Lajmit: Redaksia
Rastet korruptive janë prezentë në burgjet shqiptare. Policët në këmbim të ryshfetit krijojnë lehtësi për të burgosurit, duke ju ofruar atyre shërbim ndryshe nga të dënuarit e tjerë, deri dhe aparate celularë”.
Pak ditë më parë, të akuzuarit kryesorë të Gërdecit, Mihal Delijorgji ju kap një aparat celular, por dhe të dënuar të tjerë kanë përfituar në këtë mënyrë. Kjo ka qenë një nga kritikat që ka bërë ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, kundrejt gardianëve e punonjësve të burgjeve. Shqetësimi është sjellë dje në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ministri Nishani
“Konstatohet futja e aparateve celularë brenda këtyre institucioneve, në kohën që ligji përkatës, rregulloret përkatëse, urdhëresat përkatëse e ndalojnë në mënyrë kategorike. Ne nuk do të pranojmë në asnjë rast, specifikisht dhe kryesisht dhe për persona apo grupe kriminale që janë në hetim , madje dhe për vepra të rënda të kenë një regjim liberal jashtë përcaktimit të rregullave” - theksoi Nishani. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka përmendur shifrën se 129 policë janë larguar nga detyra për përfshirje në aktet korruptive. Vetëvrasjet në burgje ishin një tjetër shqetësim që u ngrit në analizën vjetore për 2009-ën.
Vetëvrasjet në burgje
Gjatë vitit të kaluar, 4 të burgosur u vetëvranë dhe 11 tentativa të tjera u shënuan në këtë drejtim. Edhe lejet shpërblyese të dhëna përgjatë vitit të kaluar u vlerësuan të larta dhe në shifra të tejkaluara. 3900 ishin lejet gjithsej për të burgosurit. Në analizën vjetore u prezantuan edhe disa projekte të reja në drejtim të burgjeve, si kthimi i burgut të Spaçit në muze, por dhe ngritja e një burgu të ri në Kamzë, kurse në Rrogozhinë për hërë të parë do të ngrihet një burg grash.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›