Presidenca: “Nuk pati propozime konkrete nga Berisha e Rama”
Autori i Lajmit: S.T
Presidenti Bamir Topi deklaroi dje se ende nuk ka pasur asnjë propozim konkret nga takimi që pati dy ditë më parë me dy krerët e partive kryesore në vend për zgjidhjen e krizës politike, porse takimet me ta do të vazhdojnë konkretisht ashtu si u vendos në tryezën politike të së shtunës. “Nisur nga disa shkrime në shtypin e shkruar të ditës së (djeshme) sotme, të cilat njoftojnë për propozime konkrete të bëra gjatë takimeve të Presidentit të Republikës me Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Socialiste, jemi të detyruar të qartësojmë se konsultimet po zhvillohen në një linjë mjaft korrekte. Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime”, - sqaron Presidenca. Më tej njoftimi shpreh se palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës. Kreu i Shtetit në këtë njoftim shprehet i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010