E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurofast nxjerr në pah shërbimet e zyrës së saj në Tiranë

Eurofast Global Albania organizoi një pritje këtë javë në ambientet e Hotel “Rognerit”, për t’u njohur me aktivitetin dhe shërbimet që ajo ofron. Përfaqësues nga Trupi Diplomatik, përfshirë Ambasadorin Maqedonas dhe Ambasadoren Egjiptiane, përkatësisht Vele Trpevski dhe Amina imam Goma, Këshilltarin e Parë Serb, Milan Zivkovic apo Këshilltaren Greke për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, Chrysanthi Passadi, si dhe anëtarë të Dhomës Greke dhe Amerikane dhe media, ishin të pranishëm në këtë eveniment. Z. Panayiotis Diallinas, Drejtori Rajonal i Eurofast, i njohu të pranishmit me historinë dhe ngjarjet kryesore të Eurofast Global Ltd. e cila operon në treg prej më shumë se 30 vjet. Fokusi i kompanisë, “Me Klientin në Mendje nga fillimi në fund”, është filozofia e kësaj kompanie, që do të thotë të arrish të kënaqësh klientin. Të ftuarit patën mundësinë të diskutonin me përfaqësuesit e kompanisë mbi problemet dhe sfidat që ato hasin në klimën aktuale financiare. Ky aktivitet ishte i pari në vazhdën e shumë të tjerëve që Eurofast Global do të organizojë në Shqipëri, për të informuar klientët dhe partnerët mbi çështje që ndikojnë performancën e tyre dhe që janë kyç për suksesin e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›