E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista “GT”: Serbia, Kuba e Ballkanit

BEOGRAD - Redaktori i revistës gjermane “GT”, Norbert Gisder publikoi një shkrim rreth ambicieve të Rusisë për të ngritur një bazë ushtarake në Serbi.
Sipas analizës së Gisder, ambiciet ushtarake të Moskës po e kthejnë Serbinë në Kubën e rajonit të Ballkanit.

Në artikull shkruhet se Rusia ka hedhur poshtë idetë së po e fut Serbinë në kupolën e saj mbrojtëse, me pretendimin se baza ushtarake që po ndërtohet në afërsi të Nishit, ka vetëm qëllime humanitare.

“Pozicioni gjeostrategjik i Serbisë dhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Rusinë, i kanë mundësuar Moskës të fusë këmbët në sferën e interesit perëndimor. Kjo sjellje e ka shndërruar Serbinë në një lloj Kube të Ballkanit”, theksohet në artikullin e revistës “GT”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›