E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Xhenova, i jepet lamtumira e fundit nënës e 2 vajzave të saj

LEZHË- Në fshatin Shënkoll të Lezhës është zhvilluar ceremonia mortore për 28-vjecaren Shpresa dhe dy vajzat e saj të mitura Xhoia dhe Xhanisa, përkatësisht 8 dhe 1 vjec, të cilat humbën jetën nga përmbytjet në Xhenova të Italisë.

Trupat e pajetë kanë mbërritur pas mesnate në familjen Djala, ku janë kryer dhe ritet për përcjelljen e tyre në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore ishte dhe kryefamiljari Flamur Djala, i vetmi që i shpëtoi tragjedisë.

Nga të afërmit, mësohet se ai është në gjendje të rëndë psikologjike pasi në momentin e përmbytjes ai ka mbajtur në duar trupat e pajetë të vajzave pa e ditur se ishin fëmijët e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›