Eurogrup mblidhet të hënën për 130 mld E, sot telekonferencë
ATHINE - Të hënën do të jetë takimi vendimtar i Eurogroup, i cili do të marrë në konsideratë vendimet përfundimtare, për lirimin e këstit të ri në Greqinë me vlerë 130 miliardë euro, pas miratimit nga Parlamenti grek të momorandumit të masave.
Shtyrja ka shkaktuar një tronditje të vogël në kabinetin qeveritar grek. Athina ishte duke pritur që pas miratimit të Memorandumit të ri nga parlamenti, Eurogroup në mbledhjen e planifikuar për sot, të jepte dritën e gjelbër për marrëveshjen e kredisë së re dhe shkëmbimin e bonove, por mesa duket ministrat e Eurozonës vendosën standarde të reja. Burime qeveritare pohojnë se huadhënësit janë duke kërkuar një "peizazh i pastër" në vend.
Eurogroup do të zhvillojë sot një telekonferencë, në vend të takimit fizik, për shkak të çështjeve "teknike" të pazgjidhura, të shpallura nga Jean-Claude Junker.
Sipas burimeve qeveritare, Athina do të paraqesë në telekonferencën e sotme të 17 ministrave të financave të Eurozonës, një "propozim të besueshëm" për mënyrën e kursimit të 325 milionë euro nga buxheti i saj në vitin 2012, gjë që ishte një nga arsyet kryesore për shtyrjen e takimit të sotëm të Eurogroup në Bruksel.
Sipas burimeve, këto para do të sigurohen nga shkurtimi i buxheteve nëpër ministri dhe përshpejtimi i shkurtimeve të pagave të vecanta.
Gjithashtu, pala greke do dërgojë sot në Bruksel angazhimet me shkrim e liderëve politikë për të zbatuar Memorandumin nga 2012-2015. Partnerët evropianë këkrojnë nga liderët grekë Papandreu e Samaras, të shprehin qartë dhe me shkrim angazhimin e tyre për zbatimin e masave edhe pas zgjedhjeve politike.
Sipas të gjitha gjasave, pritet që të hënën marrëveshja e kredisë prej 130 miliardë euro të mbyllet. Pala greke është optimiste se pas plotësimit të këtyre kushteve nga ana e saj, ratifikimi i Marrëveshjes së re të kredisë do të kryhet ditën e hënë.