E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rejnxhërs nën administrim, klubi drejt falimentimit

SKOCI - Rejnxhërs i Glazgout, një prej klubeve më të famshme në botë, ka kaluar nën administrimin e organeve të fiskut, pas problemeve financiare dhe borxheve të shumtë.
Klubi, që ka një rekord prej 54 titujsh kampionë në Skoci, ka një borxh prej 50 milionë stërlinash dhe ndaj tij kanë nisur procedurat e falimentimit.

Drejtuesit e Federatës Skoceze i kanë zbritur tashmë 10 pikë nga klasifikimi, ndërsa do të ndalohen blerjet e lojtarëve. Kjo masë gjithsesi, pritet të sigurojë vazhdimësinë e klubit.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›