E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tetor-nëntor, 3891 tatimpagues më shumë të regjistruar për tatimin në burim për qiratë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Gjatë periudhës tetor – nëntor të këtij viti janë regjistruar 3891 tatimpagues më shumë për tatimin në burim në lidhje me qiratë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se kjo shifër rezulton 3 herë më e lartë se mesatarja 9-mujore.

“Kjo rritje reflekton angazhimin e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe përmirësim në formalizimin e ekonomisë”, bën të ditur DPT.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›