E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurokomisionieri Fyle, vizitë në Shkup

Komisioneri europian për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, sot pritet të vizitojë Shkupin, pas incidenteve të fundit ndëretnike në vend.

Sipas njoftimit të kabinetit të tij, eurokomisioneri Fule do të zhvillojë takime me liderët shtetërorë dhe të partive politike në Maqedoni, për tu njohur me qëndrimet dhe masat e ndërmarra në planin e uljes së tensioneve politike dhe të sigurisë.

Eurokomisioneri për zgjerim gjithashtu pritet të sjellë mesazhet e Komisionit Evropian lidhur me situatën e krijuar dhe procesin e implementimit të reformave për anëtarësim dhe rreth datës për fillimin e negociatave.

Sipas axhendës zyrtare, Fule vjen në Shkup me rastin e hapjes së dialogut të ashtuquajtur të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së, që paraqesin një urë lidhëse për hapjen e negociatave paraprake. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›