Gërdeci, sot mbushen katër vjet nga tragjedia
TIRANË- Mbushen sot 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, kur nga shpërthimi i fabrikes se demontimit te armeve humbën jetën 26 persona, u gjymtuar rreth 300 te tjere dhe u shkaterruan qindra banesa e shume biznese.
Diten e sotme, ne kujtim te viktimave, pritet që familjarët e viktimave të Gërdecit, persona që mbeten të plagosur në këtë tragjedi si dhe ish-punonjës të bëjnë homazhe në kraterin, ku ndodhi shpërthimi, ketu e kater vite me pare.
Vetem pak dite me pare Gjykata e Tiranes dha denimet per te pandehurit e tragjedise, duke rrezuar akuzen per vrasje e duke dhene denime per shkaterrim prone. Familjaret reaguan ashper, duke perseritur kerkesen per drejtesi per ata qe vrane familjaret e tyre.